"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 20: Përballimi i shpenzimeve të administrimit

1Shpenzimet e nevojshme ose të dobishme për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë së sekuestruar përballohen nga fondet e siguruara nga admini-stratori nga çdo burim i ligjshëm.

2Nëse nëpërmjet administrimit të pasurisë së sekuestruar nuk përfitohen fonde të mjaftueshme për përballimin e shpenzimeve, sipas pikës 1 të këtij neni, ato parapaguhen nga shteti nëpërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, më të drejtën e kthimit të tyre nga personi të cilit i sekuestrohet pasuria, edhe në rastin e revokimit të sekuestrimit ose të konfiskimit.

3Në rastet e vendosjes së masës së konfiskimit të pasurisë, shpenzimet e përballuara për administrimin e kësaj pasurie nga administratori ose Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara përfshihen në llogaritë e administrimit të tyre. Nëse fondet e llogarive të administrimit nuk janë të mjaftueshme për të përballuar pagesën e këtyre shpenzimeve, ato paguhen pjesërisht ose plotësisht nga shteti, pa të drejtë kompensimi.

3-1Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk është përgjegjëse për pagimin e detyrimeve të subjekteve të përmendura në nenin 3, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, të maturuara përpara vendimit të sekuestrimit, lidhur me:

ashpenzimet e mirëmbajtjes dhe administrimit të zakonshëm të pasurisë;

bpagesat e prapambetura të energjisë elektrike, ujit, telefonisë etj; si dhe

ctaksat ose detyrimet tatimore të prapambetura.

4Kur gjykata vendos revokimin e masës së sekuestrimit, zotëruesi i pasurisë ka të drejtë të kërkojë frytet e pasurisë, të realizuara gjatë administrimit. Ai ka të drejtë të kërkojë kompensimin në masën e pakësimit të vlerës së pasurisë ose të dëmit që i është shkaktuar asaj.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment