"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 21: Kërkesa për konfiskimin e pasurisë dhe barra e provës

1"Konfiskimi i pasurisë vendoset me kërkesë të prokurorit, i cili i paraqet gjykatës arsyet ku bazohet kërkesa. Gjykata vendos pas kryerjes së hetimit gjyqësor dhe pasi dëgjon diskutimin përfundimtar të palëve. Gjykata mund të vendosë konfiskimin edhe në përfundim të seancës së posaçme, të parashikuar në nenin 12, pika 4, të këtij ligji. "

2Konfiskimi i pasurisë kërkohet dhe vendoset edhe në raste kur ndaj pasurive nuk është kërkuar dhe vendosur masa e sekuestrimit.

3Personat e përmendur në nenin 3, pika 1, të këtij ligji, kanë barrën për të provuar se veprimtaritë dhe pasuritë e sekuestruara, të zotëruara pjesërisht ose plotësisht prej tyre janë fituar nga burime të ligjshme.

4Personat e përmendur në nenin 3, pika 2, shkronja “a”, të këtij ligji, kanë barrën për të provuar që pasuritë, për të cilat kërkohet konfiskimi, zotërohen me titull pronësie vetëm prej tyre, janë përfituar nga burime të ligjshme dhe nuk janë në pronësi të tërthortë të personave të përmendur në nenin 3, pika 1, të këtij ligji.

5Personat e përmendur në nenin 3, pika 2, shkronja “b”, të këtij ligji, kanë barrën për të treguar që të dhënat e siguruara gjatë proçedimit pasuror janë të pamjaftueshme për të vërtetuar se veprimtaritë ose pasuritë e tyre:

azotërohen tërësisht ose pjesërisht, në mënyrë të tërthortë, nga ana e personave të përmendur në nenin 3, pika 1 të këtij ligji; ose

bjanë përdorur, kanë lehtësuar ose kanë ndikuar, në një formë të caktuar, në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga ana e personave të përmendur në nenin 3, pika 1 të këtij ligji.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment