1Gjykata vendos konfiskimin e pasurisë kur plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme:
aka dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, për pjesëmarrje të personit në veprimtari kriminale, të parashikuara në nenin 3, pika 1, të këtij ligji;
brezulton se pasuria është, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të plotë ose të pjesshëm të personave të përmendur në nenin 3, pika 1, të këtij ligji;
cnuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personat e përmendur në nenin 3, të këtij ligji, nuk arrijnë të përligjin zotërimin e pasurive ose të ardhurave, të cilat janë shpërpjesëtimore me nivelin e të ardhurave apo fitimeve të realizuara nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre.
2Në çdo rast, personi nuk mund të përligjë pasurinë, duke deklaruar si burim të saj të ardhura ose riinvestime, që rrjedhin nga mospagimi i taksave dhe tatimeve.
3Në rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, gjykata vendos pranimin e kërkesës për konfiskimin e pasurisë edhe kur akuza ose proçedimi penal në ngarkim të personit të përmendur në pikën 1, të nenit 3, të këtij ligji, pushohet ose ai deklarohet i pafajshëm, me përjashtim të rasteve kur në vendimin e pushimit ose të pafajësisë deklarohet se:
afakti nuk ekziston;
bfakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale;
cdel se i pandehuri nuk e ka kryer veprën penale.