1Brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për konfiskim nga prokurori ose nga fillimi i seancës së posaçme, sipas nenit 12, pika 4, të këtij ligji, gjykata vendos për konfiskimin.
2Në raste komplekse, gjykata edhe kryesisht, mund të vendosë në një afat të mëvonshëm, por në çdo rast brenda një viti nga afati i parashikuar në pikën 1 të këtij neni.”