1Në shpenzimet procedurale përfshihen shpenzimet e sekuestrimit, të administrimit, të konfiskimit, të mbrojtësit si dhe çdo shpenzim tjetër i dokumentuar sipas ligjit.
2Shpenzimet për sekuestrimin, sipas këtij ligji, parapaguhen nga shteti dhe paguhen nga personi, ndaj pasurive të të cilit vendoset sekuestrimi i pasurisë.
3Gjykata, në vendimin përfundimtar të kërkesës për konfiskim, cakton detyrimin për pagimin e shpenzimeve të parapaguara nga shteti.
4(Shfuqizuar me ligjin nr. 70/2017, neni 27)
5Për ankesat për shpenzimet procedurale vendos gjykata që ka dhënë vendimin.