"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 27: Ankimi

1Kundër vendimit të gjykatës për sekuestrimin e pasurisë, zgjatjen e afatit të masës së sekuestrimit, revokimit apo të shuarjes së masës së sekuestrimit, mund të bëhet ankim në gjykatën e një niveli më të lartë, sipas afateve dhe kushteve të parashikuara në në Kodin e Proçedurës Penale.

2Kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë mund të bëhet ankim në gjykatën e një niveli më të lartë, sipas afateve dhe kushteve, të parashikuara në Kodin e Proçedurës Penale.

3Ankimi, sipas pikës 1 ose 2 të këtij neni, nuk pezullon zbatimin e vendimit, përveçse kur ligji parashikon ndryshe.

4Kur prokurori paraqet ankim kundër revokimit të sekuestrimit ose refuzimit të kërkesës për konfiskim, ekzekutimi i masës së ankimuar pezullohet deri në marrjen e vendimit nga gjykata e apelit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment