1Vendimi i konfiskimit të pasurive vihet në ekzekutim menjëherë pas shpalljes së tij.
2Vendimi i revokimit të masës së sekuestrimit të pasurisë vihet në ekzekutim 15 ditë pas njoftimit të palëve të interesuara.
3Gjatë ekzekutimit të vendimit të konfiskimit, gjykata, që ka dhënë vendimin, mund të nxjerrë, në dhomë këshillimi, urdhra për kryerjen e veprimeve të posaçme dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme, ku përcakton edhe afatet e mënyrat e kryerjes së veprimeve dhe masat e nevojshme që duhen marrë.
4Vendimi dhe urdhrat për kryerjen e veprimeve të posaçme i përcillen pa vonesë prokurorit që proçedon, i cili mbikëqyr veprimet e ekzekutimit.
5(Shfuqizuar me ligjin nr. 70/2017, neni 30).
6Policia gjyqësore mban proçesverbal për veprimet e ekzekutimit, i cili i dërgohet gjykatës nëpërmjet prokurorit.