"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 37: Fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit

1Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji, shërbejnë për ngritjen e fondit të posaçëm për parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor. Fondi i posaçëm dhe masa e tij përcaktohen në ligjin vjetor të buxhetit.

2Ky fond shërben për:

apërmirësimin e funksionimit të drejtësisë penale, duke destinuar pasuritë në administrim të Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme dhe të Ministrisë së Drejtësisë;

bpërmirësimin e hetimeve paraprake penale të krimit të organizuar dhe zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke destinuar pasuritë në administrim të ministrisë që mbulon çështjet e rendit publik;

cdhënien e ndihmës viktimave të krimit të organizuar dhe të trafikimit, si dhe nxitjen e programeve sociale për këto kategori, duke destinuar pasuritë në administrim të ministrisë që mbulon çështjet sociale.

çdëmshpërblimin e viktimave të krimit të organizuar dhe të trafikimit në masën e përcaktuar me vendim gjyqësor.

3Përveç institucioneve qendrore, përfitues të financimit të projekteve për parandalimin e kriminalitetit mund të jenë:

anjësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhen pasuritë e paluajtshme të konfiskuara;

borganizatat jofitimprurëse, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre rehabilitimin social, kulturor e shëndetësor të shtresave në nevojë, veçanërisht atyre të prekura apo të rrezikuara nga krimi, përfshirë organizatat dhe qendrat terapeutike, qendrat e riaftësimit dhe të kurimit të përdoruesve të substancave narkotike, si dhe qendrat e asistencës e të rehabilitimit të viktimave të trafikut të qenieve njerëzore, që, në tri vitet e fundit nga paraqitja e kërkesës, zhvillojnë veprimtari të tilla.

4Kërkesat për financimin e projekteve, sipas këtij neni, verifikimi dhe përgatitja e dokumentacionit për mendim në Komitetin Ndërinstitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar, si dhe ndjekja e zbatimit të tyre bëhen nga strukturat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

5Ministri i Financave, mbështetur ne rekomandimin e Komitetit Ndërinstitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit te Organizuar, me urdhër, përcakton financimin e projektit dhe mënyrat e përdorimit të fondit të vënë në dispozicion të kërkuesit.

6Pjesa e fondit, e destinuar sipas pikës 2 të këtij neni, nuk mund të përdoret për shpërblime të funksionarëve të institucioneve përfituese.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment