"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 38: Dispozitë kalimtare

Kërkesat për marrjen e masave parandaluese, të paraqitura nga prokurori në gjykatë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë të gjykohen, sipas rregullave të këtij ligji.

1Ky ligj zbatohet për kërkesat e marrjes së masave parandaluese të paraqitura nga prokurori në gjykatën kompetente pas hyrjes në fuqi të tij.

2Për proçedimet pasurore në fazën e hetimit, ky ligj fillon të zbatohet me hyrjen e tij në fuqi.

3Për pasuritë e vëna para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që kanë lidhje me veprat penale të reja që shtohen në nenin 3, pika 1, të tij, zbatohen parashikimet e pikës 6 të nenit 3 të këtij ligji.

4Deri në krijimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çështjet për marrjen e masave parandaluese kundër pasurisë do të gjykohen nga Gjykata për Krimet e Rënda.

55. Me krijimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çështjet në gjykim për marrjen e masave parandaluese kundër pasurisë transferohen në këtë gjykatë dhe në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm sipas kompetencës lëndore për veprën penale të kryer, në bazë të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

6Me krijimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çështjet në hetim për marrjen e masave parandaluese kundër pasurisë transferohen në këtë prokurori dhe në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm sipas kompetencës lëndore për veprën penale të kryer, në bazë të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment