1Prokuroria dhe policia gjyqësore marrin dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, me iniciativën e vet ose me njoftim të bërë nga të tretët.
2Me marrjen dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, policia gjyqësore, pa vonesë, i referon prokurorit, me shkrim, elementet thelbësore të faktit dhe të dhënat e siguruara prej saj.
3Prokurori kryen veprime vetë dhe nëpërmjet Policisë Gjyqësore për hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave të personave, subjekte të zbatimit të këtij ligji.