"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 7: Kompetenca dhe përbërja e gjykatës

1Kërkesa për marrjen e masave parandaluese sipas këtij ligji, shqyrtohet në shkallë të parë, nga gjykatat e rretheve gjyqësore ose gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bazë të kompetencës përkatëse lëndore për veprën penale të kryer, sipas nenit 75/a të Kodit të Proçedurës Penale.

2Kërkesa për marrjen e masave parandaluese shqyrtohet në shkallë të dytë, nga gjykatat e apelit ose Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas rregullit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.

3Zbatohen, për aq sa janë të pajtueshme, dispozitat e paragrafit 1 të nenit 80 të Kodit të Procedurës Penale.

4Kërkesa për marrjen e masave parandaluese sipas këtij ligji shqyrtohet, në shkallë të parë, me një gjyqtar. Ankimi kundër vendimit për marrjen e masës parandaluese shqyrtohet nga gjykatat e apelit ose Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment