1. Kryerja e një pune me interes publik për të miturit mund të jetë nga 40 deri në 300 orë. Kohëzgjatja ditore e punës me interes publik nuk mund të jetë më shumë se 4 orë në ditë.
2. Nëse burgimi është zëvendësuar me punë me interes publik, puna me interes publik mund të jetë më e gjatë në kohë. Në këtë rast bëhet konvertimi, sipas nenit 109 të këtij Kodi.
3. Në rastet e zbatimit të vendimit për kryerjen e një pune me interes publik, si një vendim plotësues, kryerja e kësaj pune, mund të vendoset për një kohë më të shkurtër se minimumi i orëve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
4. Puna me interes publik zbatohet në mënyrë të tillë që të mos pengojë procesin e edukimit dhe mund të shoqërohet me detyrimin për ndjekjen e një kursi profesional.
5. Në rastet e marrjes së vendimit për kryerjen e një pune me interes publik është e nevojshme që i mituri të vendoset në një vend pune ku përvoja i shërben të bëhet një njeri i denjë.
6. Puna me interes publik, si një vendim plotësues, mund të zbatohet ndaj një të mituri edhe në rastet kur neni përkatës i Kodit Penal nuk e parashikon atë si një lloj dënimi.