KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 102: Përmbushja e detyrimeve të caktuara

1. Gjykata mund të urdhërojë që i mituri në konflikt me ligjin penal të përmbushë një ose më shumë detyrime të caktuara, të tilla si:

a. të ndjekë arsimin e detyrueshëm ose, sipas rastit, një program arsimimi;

b. të ndjekë një program të formimit profesional, sipas ligjit për arsimin profesional;

c. të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës e siguruar nga programet sociale të punësimit;

ç. të riparojë dëmin civil të shkaktuar;

d. të ndjekë një program rehabilitues të trajtimit psikologjik ose mjekë-sor, përfshirë, sipas rastit, trajtimin detoksifikues nga përdorimi i alkoolit ose drogës;

dh. të mos frekuentojë vende të caktuara;

e. të mos shoqërohet me persona të caktuar, të cilët mund të ndikojnë negativisht në sjelljen dhe edukimin e tij.       

2. Gjykata, sipas rastit, mund të urdhërojë, për aq sa janë të zbatueshme, edhe detyrimet e parashikuara nga neni 60, i Kodit Penal, ose edhe detyrime të tjera që çmohen prej saj se janë në interesin më të lartë të të miturit.

3. Me vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohen autoritetet kompetente dhe procedura që do të ndiqet nga ana e tyre në rastet e urdhërimeve të gjykatës, sipas pikës 1 të këtij neni.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment