KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 103: Qëndrimi në shtëpi

1. Qëndrimi në shtëpi parashikon detyrimin e të miturit të mos largohet, për një periudhe të caktuar, nga banesa e tij e përhershme ose e përkohshme ose një vend i caktuar, ku ai qëndron ose kurohet përkohësisht.

2. Qëndrimi në shtëpi mund të jepet për një periudhe nga 6 muaj deri në 1 vit.

3. Qëndrimi në shtëpi zbatohet në rastin e veprave penale që dënohen jo më shumë se me 5 vjet burgim.

4. Qëndrimi në shtëpi zbatohet në mënyrë të tillë që të mos cenojë procesin arsimor dhe/ose të punësimit të të miturit.

5. Qëndrimi në shtëpi mund të mbikëqyret në mënyrë elektronike.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment