KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 108: Kryerja e një vepre penale gjatë ekzekutimit të dënimit jo me burgim

1. Në qoftë se brenda periudhës së vuajtjes së dënimit jo me burgim ose dënimit me kusht i mituri kryen një vepër penale, Shërbimi i Provës njofton prokurorin, i cili, sipas rastit, i drejtohet gjykatës.

2. Në qoftë se brenda periudhës së vuajtjes së dënimit jo me burgim ose dënimit me kusht i mituri kryen një vepër penale më të lehtë ose një vepër penale nga pakujdesia, në rast të deklarimit fajtor, gjykata, sipas rastit, mund të vendosë ndryshimin ose jo të vendimit përkatës.

3. Në rast se i mituri kryen një krim me dashje ose krim, për të cilin parashikohet dënimi mbi 8 vjet burgim, në rast të deklarimit fajtor, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të revokojë vendimin e dënimit jo me burgim dhe të marrë vendim për zbatimin e dënimit me burgim për pjesën e mbetur të dënimit, duke mbajtur në konsideratë që dënimi me burgim është alternativa e fundit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment