1I mituri ka të drejtë të kryejë një punë që shpërblehet. Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur nxit kryerjen e punës së shpërblyer. Kur është e mundur, i pandehuri/i dënuari i mitur mund të punojë edhe jashtë këtij institucioni, duke respektuar dispozitat e Kodit të Punës lidhur me punësimin e të miturve.
2I mituri punon jashtë kohës së studimit.
3Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur, për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes, ndalohet punësimi i personave që vuajnë dënimin, që janë në paraburgim ose që kanë qenë të dënuar më parë.
4I pandehuri/i dënuari i mitur mund të punojë vetëm nëse një gjë e tillë lehtëson edukimin profesional, punësimin e tij pas lirimit dhe në qoftë se nuk pengohet arsimimi i tij.
5Kohëzgjatja e punës dhe e edukimit të të miturit nuk duhet të kalojë 8 orë në ditë.
6Të miturit dhe të rinjtë e pastrehë përfitojnë nga programet sociale të parashikuara nga ligji për banesat sociale.