KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 117: Organizimi i programeve edukuese dhe rehabilituese

1Të pandehurve/të dënuarve të mitur/të rinj u sigurohet arsimi bazë i detyrueshëm dhe, sipas rastit, edhe arsimi i mesëm ose i lartë.

2Procesi arsimor në mjediset e paraburgimit dhe burgimit për të mitur duhet të jetë në përputhje me standardet e arsimit në Republikën e Shqipërisë.

3Gjatë paraburgimit dhe burgimit organizohet procesi mësimor dhe i rehabilitimit, me qëllim që të pandehurve/të dënuarve të mitur t’u sigurohet arsim i përgjithshëm dhe/ose arsim profesional mundësisht jashtë mjediseve të paraburgimit dhe burgimit. Vetëm në raste të veçanta, procesi mësimor duhet të sigurohet që imituri të ndjekë arsimin profesional/trajnimin në mjediset e paraburgimit dhe burgimit.

4Të burgosurve të mitur/të rinj u krijohen mundësi për trajnim profesional, sipas interesave dhe prirjeve të tyre dhe që do të ndihmojë në punësimin e tyre pas largimit nga institucioni.

5Dokumentet që vërtetojnë shkollimin e realizuar nga të pandehurit/të dënuarit e mitur/të rinj në periudhën kur ata kanë qenë të pandehur ose kur vuanin dënimin nuk duhet të përmbajnë informacion që bën të mundur identifikimin e të miturit si një ish i dënuar ose identifikimin e një dënimi të mëparshëm.

6Për të dënuarit e mitur që kanë vështirësi të të mësuarit ose të nxënit që lidhen me aftësinë e kufizuar, si dhe për të miturit që nuk kanë ndjekur shkollën organizohen programe të veçanta dhe individuale të arsimit.

7Procesi arsimor në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të mitur rregullohet me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit përgjegjës për arsimin.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i nenit 117 del që në titullin e tij. Ky nen i referohet organizimit të programeve me natyrë edukative, arsimore dhe rehabilituese. Neni ka lidhje organike edhe me nene të tjera që parashikojnë realizimin e këtyre të drejtave të të miturve në konflikt me ligjin, të tilla si: neni 2, pika 9; neni 13; neni 22, pika 2; neni 47, pika 1; neni 68, pika 2, gërma a) dhe pika 3; neni 69, pika 2; neni 75, pika 4; neni 81, pika 2; neni 102, pika 1, gërma a) dhe b); neni 102, pika 4; neni 113 pika 4; neni 118, pika 4 dhe neni 124, pika 1 të KDPM duke krijuar harmoninë e nevojshme me to.

       

      1. Neni 117 synon nga njëra anë të nënvizojë rëndësinë e sigurimit të arsimit të detyrueshëm për të miturit që kanë kryer vepra penale të cilët nuk e kanë këtë arsim, duke mos nënvleftësuar edhe shkallët e tjera të edukimit përmes arsimit të mesëm ose të lartë. Nga ana tjetër, parashikimet e këtij neni përcaktojnë detyra për institicionet e edukimit të cilat duhet të sigurojnë standardet e nevojshme arsimore që lidhen jo vetëm me dhënien rëndësi të arsimimit të detyrueshëm, por edhe me krijimin e kushteve për të siguruar çdo lloj arsimimi që të burgosurit ose të paraburgosurit kanë nevojë. Realizimi i këtij procesi mund të bëhet përmes sjelljes së mësuesve të nevojshëm në mjediset ku qëndrojnë të dënuarit e mitur ose ata që janë në pritje të procesit penal, ose përmes dërgimit të të miturve në mjedise të përshtatshme për arsimim. Në këtë objektiv neni 117 vijon të nënvizojë rëndësinë e shkollimit jashtë mjedisit të burgut ose paraburgimit, duke e lënë mundësinë e shkollimit në mjediset e paraburgimit ose të burgut si alternativën e fundit, me qëllim që i mituri të mos ndihet i diskriminuar nga bashkëmoshatarët e tij, pavarësisht procesit penal ku është përfshirë.

       

      1. Neni 117 kujdeset për ruajtjen e të dhënave personale duke parashikuar shprehimisht se në dëftesat, çertifikatat apo dokumentat e përfundimit të një arsimi të caktuar nuk duhet të ketë asnjë shënim që dëshmon për qënien e tyre në një institucion burgimi apo paraburgimi, me qëllim që të kufizohet informacioni që bën të mundur identifikimin e të miturit si një ish i dënuar.

       

      1. Neni 117 tregon kujdes për të gjitha kategoritë e të miturve, edhe për ata që kanë prirje e talente, edhe për ata që kanë aftësi të kufizuara, duke parashikuar detyrimin që individët që i përkasin kategorisë së fundit të kenë të drejtë të përfitojnë arsim të specializuar në varësi të pamundësisë, paaftësisë apo vështirësive që kanë.
      1. Neni 117 ndjek dy linja shkallëzuese në strukturën e tij: e para kalon nga standardet e arsimit të detyrueshëm drejt standardit të arsimit më të lartë, nga standardi i arsimit të përgjithshëm drejt standardit të arsimit individual me programe të posaçme dhe të specializuara sipas aftësive të të miturve dhe, e dyta shkon nga edukimi dhe arsimimi në mjediset e paraburgimit, në ato të burgimit, drejt mjediseve shkollore jashtë institucioneve të burgimit e paraburgimit, duke bashkuar në një objektivin që edukimi dhe arsimimi duhet të jetë i shtrirë në të gjithë sistemin e drejtësisë penale për të mitur.

       

      1. Struktura e nenit 117 mbyllet me bashkimin në një të rolit të përbashkët që duhet të luajnë Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit si dy institucionet kryesore që duhet të kujdesen për parandalimin e kriminalitetit në grupmoshat e mitura.
      1. Mund të thuhet se neni 117 është një nen që kombinon detyrimin institucional të organeve të përfshira në procesin e drejtësisë penale për marrjen e masave që t'u sigurohet arsimi bazë i detyrueshëm. Për më tepër, me zgjedhjen vullnetare nga vetë të miturit për të ndjekur programet e edukimit dhe arsimit të mesëm ose të lartë, në varësi të interesave individuale të të miturve. Qëllimi kryesor i programeve të arsimit dhe rehabilitimit është riintegrimi i të miturit në konflikt me ligjin në shoqëri. Pjesëmarrja në arsim, trajnim dhe punësim është një faktor kyç mbrojtës në parandalimin dhe ndalimin e sjelljeve dhe veprimeve penale dhe është vendimtar për të siguruar shanse pozitive të jetës dhe rrugë të suksesshme drejt moshës së rritur. Duhet të theksohet gjithashtu edhe komenti i nenit 40, paragrafi 1 i Konventës për të drejtat e fëmijës, ku thuhet: "Shumë fëmijë në konflikt me ligjin janë gjithashtu viktima të diskriminimit, p.sh. kur ata përpiqen të kenë qasje në arsim ose në tregun e punës. Është e nevojshme që të ndërmerren masa për të parandaluar një diskriminim të tillë, ndër të tjera, duke u siguruar të miturve që kanë kryer veprave penale mbështetje dhe ndihmë të përshtatshme në përpjekjet e tyre për tu riintegruar në shoqëri dhe për të zhvilluar fushata publike duke theksuar të drejtën e tyre për të marrë një rol konstruktiv në shoqëri”[1]

       

      1. Shprehja "standardet e arsimit" që gjendet në pikën 2 të këtij neni nënkupton krijimin e kushteve dhe mundësive që i mituri i dënuar të ndërtojnë dhe të zhvillojnë në mënyrë të pavarur njohuri, dhe vlera që kërkon shoqëria demokratike; të kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare dhe të përballen në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës; të kultivojnë identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore; të përvetësojnë vlera të përgjithshme kulturore dhe qytetare; të zhvillohen në aspektet intelektuale, etike, fizike, sociale dhe estetike; të zhvillojnë përgjegjësi ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit; të aftësohen për jetë dhe për punë, në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore; të aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës, e të tjera. Për më tepër, shihni nenin 4 të ligjit Nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", ndryshuar me ligjin Nr.56/2015, dt. 28.05.2015, botuar në FLZ Nr.105 datë 23.06.2015.[2] Sigurimi i standardeve në procesin arsimor lidhet edhe me përmbushjen e parimeve nga të cilat udhëhiqet procesi arsimor në vendin tonë, të tilla si: interesi i nxënësit është parësor; respektimi, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave e lirive të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti; mbrojtja nga çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund t'u shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral; sigurimi i së drejtës për arsimim cilësor, si dhe shanse të barabarta për arsimim; ofrimi i përkujdesjes së posaçme për nxënësit e familjeve në nevojë, nxënësit me aftësi të kufizuara dhe ata me vështirësi në të nxënë; transparenca e bazuar në llogaridhënie ndaj përfituesve të shërbimit arsimor; e drejta e nxënësve, e punonjësve arsimorë, e prindërve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë, për të shprehur pikëpamjet e tyre për cilësinë e shërbimit arsimor dhe për t'u dëgjuar për këto pikëpamje, e të tjera.[3] Arsimi duhet gjithashtu të përdoret për të promovuar shëndet të mirë, përfshirë shëndetin mendor, të theksojë rëndësinë e sportit dhe kohës së lirë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për dëmin e shkaktuar nga droga dhe alkooli.

       

      1. Sigurimi i arsimit të të miturve "mundësisht jashtë mjediseve të paraburgimit dhe burgimit" parashikimin si mundësi të parë dhënien e mësimit dhe ndjekjen e shkollës në institucione arsimore që janë të ngritura për këtë qëllim. Kjo mund të realizohet në shkollat e afërta me institucionet e paraburgimit ose të burgimit apo të kontraktuara për këtë qëllim dhe nëse është e mundur vijimin e shkollës aty ku i mituri ka frekuentuar më parë. Në rast se sigurimi i kësaj mundësie paraqet vështirësitë e veta që lidhen me shkallën e rrezikshmërisë së të miturit, apo natyrën e veprës penale, e të tjera, atëherë procesi i arsimit të të miturve duhet të kryhet në institucione me natyrë joarsimore, të tilla si: mjediset e paraburgimit ose të burgimit, ose në mjedise të tjera të përzgjedhura për këtë qëllim, në përmbushje edhe me legjislacionin mbi sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Procesi i arsimit brenda mjediseve joarsimore kryhet përmes dërgimit të stafit mësimor në to, por duke respektuar gjithmonë të njëjtat programe/kurrikula, duke përdorur të njëjtat tekste dhe mjete didaktike si në institucionet shkollore.

       

      1. Me shprehjen "trajnim profesional, sipas interesave dhe prirjeve të tyre" të parashikuar nga pika 4 e nenit 117 do të kuptojmë dhënien e mësimeve me natyrë profesionale për të gjithë ata të mitur që e kanë kaluar fazën e arsimit të detyrueshëm nëntë vjeçar. Programi edukues për të miturit duhet të marrë parasysh se kush janë interesat dhe prirjet individuale të individit të mitur/të riut. Këto kurse lehtësojnë integrimin e të miturit nëpërmjet punës dhe ushtrimit të një profesioni pas kryerjes së dënimit.

       

      1. Rregulli i parashikuar në pikën 5 të nenit 117 se "Dokumentet nuk duhet të përmbajnë informacion që bën të mundur identifikimin e të miturit si një ish i dënuar ose identifikimin e një dënimi të mëparshëm" është shumë i rëndësishëm dhe nënkupton që dëshmitë, dëftesat apo çertifikatat shkollore që dëshmojnë përfundimin e një cikli të caktuar të shkollimit të përgjithshëm apo profesional të të miturve duhet të përmbajnë po ato të dhëna që ka cdo certifikatë sipas specifikave që lidhen me nivelin e arsimimit etj dhe jo me ‘statusin’ e të miturit gjatë kryerjes së këtij programi. Pika 5 e nenit 117 duhet lexuar në korelacion edhe me pikën 1, gërma a) të nenit 43 të KDPM që parashikon masat për mbrojtjen e jetës private të të miturit përmes "fshirjes nga të dhënat publike të emrave, adresave, vendeve të shkollimit dhe/ose të punës, profesioneve ose çdo informacioni tjetër që mund të përdoret për të identifikuar të miturin."

       

      1. Shprehja "kanë vështirësi të të mësuarit ose të nxënit që lidhen me aftësinë e kufizuar" që ndeshet në pikën 6 të nenit 117. Me këtë do të kuptojmë se të miturit pavarësisht afëtësisë së kufizuar duhet të kenë qasjen në arsim pa diskriminim. Standardet e Konventës së OKB ‘Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, veçanërisht neni 24 dhe të Ligjit “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”. Në këtë drejtim është e rëndësishme trajnimi i të gjithë profesionistëve të përfshirë, si dhe vendosja e rregullave që sigurojnë trajtim të barabartë të të gjithë fëmijëve në konflikt me ligjin.

       

      [1] COMMITTEE ON THE RIGHTS OF THE CHILD, Geneva, 15 January-2 February 2007.

      [2] https://arsimi.gov.al/files/userfiles/akteligjore/Ligji_Parauniversitar.pdf

      [3] Për më tepër, shihni nenin 6 të ligjit Nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", ndryshuar me ligjin Nr.56/2015, dt. 28.05.2015, botuar në FLZ Nr.105 datë 23.06.2015. sipas nenit 18 të këtij ligji: Ministria, në bashkëpunim me organet përkatëse, siguron arsimimin për individët e moshës shkollore në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe në institucione të përkujdesjes shoqërore.

      1. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, miratuar me Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË" i ndryshuar,[1] në nenin 60: “Detyrimet e të dënuarit të vëne në prove”, pika 1 parashikonte, në rastin e të dënuarve të vënë në prove, mundësinë e dhënies me vendim gjykate të një detyrimi për të marrë arsim. Ky nen parashikon se: "I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej detyrimeve të mëposhtme: 1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional."

       

      1. Në aspektet e përgjithshme dhe në mënyrë të pjesshme rregullimet e nenit 117 kanë qenë parashikuar pjesërisht në ligjin Nr.8328, datë 16.4.1998 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve"[2] Ky ligj në disa prej neneve të tij si: 11, paragrafi i tretë; në nenin 32, paragrafi i dytë dhe i tretë; në nenin 37; në nenin 39, parashikon rregulla lidhur me të miturin e paraburgosur ose të dënuar, përfshi këtu kujdesin e veçantë ndaj formimit kulturor e profesional të të paraburgosurit dhe të dënuarve me moshë nën 25 vjeç.

       

      1. Vendimi Nr.302, datë 25.3.2009 Për miratimin e Rregullores “Për organizimin e funksionimin e shërbimit të provës dhe për përcaktimin e standardeve e të procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”, neni 41 parashikon rregulla mbi mbik?qyrjen e detyrimit p?r t? ushtruar nj? veprimtari profesionale ose p?r t? marr? nj? formim professional.

       

      [1] shih ligjet: nr. 7977, datë 26.7.1995, 8027, datë 15.11.1995, nr. 8180, datë 23.12.1996, nr. 8460, datë 11.2.1999, nr. 8570, datë 20.1.2000, nr.8602, datë 10.4.2000, nr. 8813, datë 13.6.2002, nr.9085, datë 19.6.2003, nr. 9187, datë 12.2.2004, nr. 9276, datë 16.9.2004, nr. 9911, datë 5.5.2008, nr. 10 054, datë 29.12.2008, nr. 145/2013, datë 2.5.2013, nr. 21/2014, datë 10.3.2014, nr.99/2014, datë 31.7.2014, nr. 35/2017, datë 30.3.2017; vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr. 55, datë 21.11.1997, nr. 15, datë 17.4.2003 dhe nr. 31, datë 17.5.2012, Ligji nr. 10 023, datë 27.11.2012; nr. 36/2017, datë 30.3.2017.

      [2] Ndryshuar me ligjin nr.8758, datë 26.3.2001 botuar në FZ nr.15) (Ndryshuar me ligjin nr.9071, datë 22.5.2003 botuar në FZ nr.53) (Ndryshuar me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008 botuar në FZ nr.44) (Ndryshuar me ligjin nr.10 087, datë 26.2.2009 botuar në FZ nr.32) (Ndryshuar me ligjin nr.40/2014, datë 17.4.2014, botuar në FZ nr. 67. http://www.pp.gov.al/burgim_dhe_te_paraburgosurve_i_perditesuar_1036.pdf

      1. KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989[1], përkatësisht neni 28 dhe neni 29. 
      1. United Nations Guidelines for the Prevention of Juvenile Delinquency (The Riyadh Guidelines)[2]
      1. Sipas legjislacionit të BE, Neni 14 (2) i Kartës të BE për të Drejtat Themelore, garanton të drejtën për arsim, duke përfshirë "mundësinë për të marrë arsimim të detyrueshëm pa pagesë". 
      1. Neni 2 i Protokollit nr. 1 të KEDNJ garanton të drejtën për arsim.

       

      [1] https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf

      [2] http://www.un.org/documents/ga/res/45/a45r112.htm

  • Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata 

    1. Raporti i 6 Korrik 2017 për Mocionin e Parlamentit Europian për Resolution "On prison system and conditions.[1] Në paragrafët në vijim nënvizohet se: 32.  Calls on the Member States to provide appropriate educational facilities for juveniles in prison; notes that children in detention must have access to programmes that prepare them in advance for their return to their communities, with full attention paid to them in respect of their emotional and physical needs, their family relationships, housing, schooling and employment possibilities and socio-economic status; Calls on the Commission to evaluate the possibility of drawing up a memorandum of understanding at EU level in order to ensure the preservation of the parenthood relationship with imprisoned parents and allow parents to be present at important moments in their children's education, thus safeguarding the interests of minors; 62.  Emphasises the importance of providing access to educational and professional qualifications for prisoners; encourages the Member States to offer meaningful activities such as educational training or work opportunities in accordance with international standards to all prisoners, with a view to re-socialising inmates and providing tools for a crime-free life after their time in prison; encourages the Member States to ensure that inmates work, study for a qualification or attend a training course during detention, so as to better manage their time and prepare their reintegration into society; considers it vital for minors to have access to schooling and vocational training; 66.  Encourages the Member States to share best practices regarding education, rehabilitation and reintegration programmes, particularly in order to improve reintegration after leaving prison and to help prevent recidivism and further radicalization.

     

    [1] http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?pubRef=-//EP//TEXT+REPORT+A8-2017-0251+0+DOC+XML+V0//EN

    1. Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.[1] 
    1. Relacioni për projektligjin "Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur"[2]

     

    [1] http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf,

    [2] Linku: https://www.parlament.al/wp-content/KIODI-I-DREJTESISE-PER-TE-MITURIT-NE-RSH-Resized.pdf

    1. Neni 2, pika 9 i KDPM që trajton konceptin e interesit më të lartë të fëmijës të parë në këndvështrimin e zhvillimit fizik, mendor, intelektual, edukativ, etj. 
    1. Neni 13, i KDPM që parashikon se cdo masë e marrë ndaj të miturit në konflikt me ligjin duhet të jetë në raport me rrethanat e kryerjes së veprës penale, personalitetin e të miturit, në përputhje me nevojat që lidhen me moshën, edukimin, arsimimin  kushtet personale, familjare, sociale dhe mjedisore, nevojat zhvillimore, si dhe nevoja të tjera të të miturit përfshirë, nëse është rasti, edhe nevojat e veçanta. 
    1. Neni 22, pika 2 të KDPM, që parashikon se vlerësimi individual i të miturit bëhet duke pasur parasysh edhe shkallën e edukimit dhe të arsimimit të tij. 
    1. Neni 47, pika 1 të KDPM, që parashikon se në përgatitjen e raportit individual të të miturit duhet marrë parasysh edhe shkalla e edukimit dhe e arsimimit të tij. 
    1. Neni 68, pika 2, gërma a) dhe pika 3 të KDPM, që parashikon se ndër masat detyruese për të miturin mund të jetë edhe ajo që të fillojë ose të rifillojë studimet në një institucion arsimor e cila vendoset që të ekzekutohet në bashkëpunim me institucionet arsimore. 
    1. Neni 69, pika 2 të KDPM, që parashikon rolin e institucioneve arsimore në rastin e vendsojes së të miturit nën kujdes.  
    1. Neni 75, pika 4 të KDPM, që parashikon se gjatë kohës që i mituri mbahet në paraburgim, sipas nevojës dhe në përputhje me moshën, gjininë dhe personalitetin, i ofrohet ndihmë sociale dhe edukative. 
    1. Neni 81, pika 2 të KDPM, që parashikon se kur caktohet masë sigurimi ndaj një të mituri, mbahet parasysh interesi më i lartë i të miturit, si dhe nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative.   
    1. Neni 102, pika 1, gërma a) dhe b), neni 102, pika 4 të KDPM, që në radhën e detyrimeve të caktuara parashikon edhe detyrimin e të miturit që të ndjekë arsimin e detyrueshëm ose, sipas rastit, një program arsimimi, ose të ndjekë një program të formimit profesional, sipas ligjit për arsimin profesional. 
    1. Neni 113 pika 4, të KDPM parashikon se në raste përjashtimore të miturit, marrin pjesë bashkërisht me të rriturit në veprimtaritë rehabilituese, arsimore, kulturore, sportive. 
    1. Neni 118, pika 4 të KDPM që parashikon se i pandehuri/i dënuari i mitur mund të punojë vetëm nëse një gjë e tillë lehtëson edukimin profesional, punësimin e tij pas lirimit dhe në qoftë se nuk pengohet arsimimi i tij. 
    1. Neni 124, pika 1 të KDPM që parashikon motivimin nxitës kur i mituri tregon sjellje shembullore dhe të denjë, duke u përfshirë në programet edukative dhe aktivitetet e zhvilluara në mjedisin e vuajtjes së dënimit për të mitur. 
    1. Neni 41 i Vendimit Nr.302, datë 25.3.2009 Për miratimin e Rregullores “Për organizimin e funksionimin e shërbimit të provës dhe për përcaktimin e standardeve e të procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative” parashikon mbik?qyrjen e detyrimit p?r t? ushtruar nj? veprimtari profesionale ose p?r t? marr? nj? formim profesional. 
    1. Neni 60, pika 1 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, miratuar me Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", i ndryshuar parashikon në rastin e të dënuarve të vënë në provë mundësinë e dhënies me vendim gjykate të një detyrimi për të marrë arsim. 
    1. Neni 11, paragrafi i tretë i ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998 parashikon të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve në bazë të një plani individual rehabilitimi dhe riintegrimi, i cili merr në konsideratë arsimin e tij. 
    1. Neni 32, paragrafi i dytë dhe i tretë i ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998 parashikon të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve parashikon objektivat e trajtimit psiko-social që synojnë zhvillimin e aftësive e të shprehive individuale për t’u riintegruar në shoqëri, nëpërmjet përfshirjes së të paraburgosurve dhe të dënuarve në programet e arsimimit, formimit profesional, punësimit, veprimtarive kulturore, sportive, këshillimin psikologjik e social. 
    1. Neni 37 i ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998 parashikon të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve parashikon se arsimimi dhe formimi kulturor e profesional bëhet me anë të organizimit të shkollës, e detyrueshme për të miturit, si dhe të kurseve profesionale, sipas sitemeve në fuqi. 
    1. Neni 39, paragrafi i parë i ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998 parashikon të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve parashikon se në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe riedukimit, sipas kërkesave të trajtimit, duhet të sigurohen mjediset dhe mjetet e përshtatshme dhe të nevojshme për zhvillimin e punës, arsimimin shkollor dhe profesional.  
    1. Pika 3 e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve[1] parashikon mënyrën e përgatitjes së raportit të vlerësimit të sjelljes së të dënuarit ku merret parasysh edhe shkalla e edukimit dhe e arsimimit. 
    1. Neni 18, pika 3, gërma ç) e Ligjit Nr. 18/2017 Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës[2] 
    1. Neni 18 i ligjit Nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", ndryshuar me ligjin Nr.56/2015, dt. 28.05.2015 që parashikon se Ministria, në bashkëpunim me organet përkatëse, siguron arsimimin për individët e moshës shkollore në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe në institucione të përkujdesjes shoqërore.

     

    [1] http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=34

    [2] http://www.amshc.gov.al/

    1. “Rregullorja për bashkëpunimin e Shërbimit të Provës me OJF-të dhe Shërbimin e Ndërmjetësimit”, Nr.302, Datë 25.03.2009.[1]

     

    [1] http://www.ikub.al/LIGJE_CATEGORY/SHeRBIMIT-Te-PROVeS-ME-OJF-te-DH.aspx

  • Asnjë koment
  • Education in Juvenile Detention Centers By Kimberly Thielbar, https://www.luc.edu/media/lucedu/law/centers/childlaw/childed/pdfs/2011studentpapers/thielbar_juvenile_detention.pdf

    The Right to a Quality Education for Children and Youth in the Juvenile Justice System, Francine T. Sherman and Francine H. Jacobs.

    http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/9781118093375.ch14/summary

    The Right to Education in the Juvenile and Criminal Justice Systems in the United States, Marsha Weissman, Center for Community Alternatives, New York Matthew Cregor, Southern Poverty Law Center, Alabama,

     https://www.aclu.org/files/images/asset_upload_file164_38663.pdf

    THE ROLE OF EDUCATION IN JUVENILE JUSTICE IN EASTERN EUROPE AND THE FORMER SOVIET UNION, Barbara Henkes,

    http://childhub.org/sites/default/files/library/attachments/347_410_EN_original_1.pdf

    Protecting children’s rights in criminal justice systems A training manual and reference point for professionals and policymakers.

    https://www.penalreform.org/wp-content/uploads/2013/11/Childrens-rights-training-manual-Final%C2%ADHR.pdf

  • Asnjë koment
Marjana Semini, Erion Cenko
Arta Mandro, Koraljka Bumči