1Me qëllim riintegrimin në shoqëri dhe zvogëlimin e pasojave negative sociale të kufizimit të lirisë, i mituri i dënuar me burgim dhe i mituri i paraburgosur, gëzon të njëjtat të drejta lidhur me garantimin e kontakteve me familjen dhe rrethin shoqëror.
2Të miturit të dënuar me burgim dhe të paraburgosur i garantohet në mënyrë efektive e drejta për marrëdhënie të rregullta e të shpeshta me familjen e tij, me personin, sipas zgjedhjes së tij dhe rrethin shoqëror, si dhe e drejta për të marrë korrespondencë, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të lartë të të miturit.
3I mituri ka të drejtë:
atë ketë 8 vizita nga familjarë/rrethi shoqëror në muaj dhe si motivim nxitës 2 vizita shtesë në muaj. Në rast pamundësie të familjarëve dhe rrethit shoqëror për të kryer vizitat në orën e parashikuar, organi kompetent bën të mundur garantimin e së drejtës për takim në një kohë të përshtatshme për ta dhe të miturin;
btë ketë 4 vizita në vit pranë familjes dhe si motivim vizita shtesë;
ctë ketë të paktën 1 vizitë në rastet e problemeve shëndetësore ose emocionale;
çtë kryejë jo më pak se 4 thirrje telefonike në javë, pa shpërblim, ku secila prej tyre nuk i kalon 15 minuta, dhe të ketë si motivim nxitës biseda telefonike pa limit me shpenzimet e veta. Në rast të mungesës së të ardhurave, të miturit i sigurohet kjo e drejtë falas nga organi kompetent, pranë të cilit i mituri ndodhet;
dtë kryejë 4 videokonferenca në muaj dhe si motivim nxitës 2 videokonferenca shtesë në muaj;
dhtë marrë letra dhe pako në numër të pa kufizuar;
etë përdorë televizion dhe radio personale;
ëtë shpenzojë të holla nga llogaria e tij çdo muaj për të blerë ushqime, pajisje për përdorim personal dhe mallra të tjera, në një dyqan në territorin e mjedisit të rehabilitimit.
4Të miturit që përfiton të drejtat e parashikuara nga ky nen i garantohet e drejta e privatësisë.
5Mënyrat e përmbushjes së të drejtave, sipas këtij neni, parashikohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve.