1I mituri i dënuar me burgim ka të drejtë të marrë leje të shkurtër nga vendi i vuajtjes së dënimit tre herë në vit. Kohëzgjatja e kësaj lejeje nuk i kalon 15 ditë. Në këtë kohë përfshihet edhe koha e nevojshme për udhëtim në familjen e tij ose në destinacion.
2I mituri i dënuar me burgim ka të drejtë të marrë një leje të shkurtër nga vendi i vuajtjes së dënimit në rast se:
aka kryer jo më pak se një të tretën e dënimit, nëse është dënuar me burgim deri në 3 vjet;
bka kryer jo më pak se gjysmën e dënimit, nëse është dënuar me burgim deri në 8 vjet;
cka kryer jo më pak se dy të tretat e dënimit, nëse është dënuar me burgim mbi 8 vjet.