1Kur i mituri tregon sjellje shembullore dhe të denjë, përfshirje në programet edukative dhe aktivitetet e zhvilluara në mjedisin e vuajtjes së dënimit për të mitur, organi kompetent zbaton format e mëposhtme të motivimit nxitës ndaj tij:
adhënien e një deklarate mirënjohjeje;
bheqjen para kohe të një mase disiplinore;
cdhënien e së drejtës për një vizitë shtesë;
çdhënien e së drejtës për një bisedë me videokonference shtesë;
ddhënie e së drejtës për një telefonatë shtesë;
dhpranimin e sendeve, të cilat nuk janë të ndaluara për t’u marrë nga të dënuarit në vendin e vuajtjes së dënimit për të mitur;
edhënien e së drejtës për të përdorur kompjuter;
ëplotësimin e një dëshire që çmohet e mundshme dhe proporcionale.
2Llojet dhe natyra e sendeve që kanë të drejtë të marrin të miturit në bazë të shkronjës “dh”, të pikës 1, të këtij neni, të parashikohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve.