1Administrata e institucionit të vuajtjes së dënimit për të mitur është e autorizuar të përdorë masa disiplinore ndaj të miturit në rastin e një shkeljeje disiplinore të kryer prej tij.
2Masat disiplinore duhet të jenë zgjedhja e fundit që mund të merret për sjelljen e të miturit.
3Puna nuk mund të jetë një masë disiplinore.
4Masat disiplinore të marra nuk duhet të sjellin shkeljen apo cenimin e dinjitetit të të miturit, trajtimin e egër, çnjerëzor, degradues apo dëmtimin e shëndetit të tij fizik ose mendor. Ndalohet përdorimi si masë disiplinore i veprimeve të mëposhtme, por pa u kufizuar në këto raste:
adënim fizik ose trupor;
bvendosje në një vend izolimi;
cheqje ose kufizim i ushqimit;
çheqje ose kufizim i kujdesit shëndetësor;
dndalim ose kufizim i takimeve me familjarët ose kontakteve me ta.
5Rregulla të posaçme për zbatimin e këtij neni parashikohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve