1Administrata e institucionit të vuajtjes së dënimit për të mitur është e autorizuar të përdorë masat e mëposhtme disiplinore:
avërejtje në formë paralajmërimi;
bkufizim deri në 1 muaj i së drejtës për të përdorur sende të lejuara, me përjashtim të ushqimeve dhe të mjekimit të dhënë nga mjeku;
ckufizim i së drejtës për të përdorur dyqanin e ndodhur në mjedisin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur deri në 1 muaj, me përjashtim të atyre artikujve që garantojnë të drejtat e parashikuara në nenin 116 të këtij Kodi;
çkufizim deri në një muaj i së drejtës për të marrë pako.
2Ndalohet që i mituri gjatë vuajtjes së dënimit të vendoset në mjedise të veçuara/të izoluara.
3Masat disiplinore të parashikuara në shkronjat ācā dhe āçā, të pikës 1, të këtij neni, nuk duhet të kalojnë kohën prej 3 muajsh brenda një viti.
4Rregulla të posaçme për zbatimin e këtij neni parashikohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve.