1Gjykata, me vendim të arsyetuar, vendos pranimin ose refuzimin të kërkesës për lirimin me kusht të të miturit. Vendimi përmban një vlerësim të plotë të ecurisë drejt rishoqërizimit, rehabilitimit dhe gatishmërisë së të miturit për lirim, si dhe mendimet e shprehura të të miturit, administratës së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të miturit dhe Shërbimit të Provës.
2Vendimi për lirimin me kusht duhet të përmbajë kushtet që i vendosen të miturit, përmbushja e të cilave ka për qëllim mbështetjen e të miturit në procesin e riintegrimit dhe rishoqërizimit të tij.
3Të miturit duhet t’i krijohen kushte dhe të ndihmohet në përmbushjen e detyrimeve të vendosura në vendimin e lirimit.
4Nëse i mituri shkel kushtet e vendosura në vendimin e lirimit, gjykata ka të drejtë të revokojë vendimin e lirimit.
5Vendimi për rikthimin e të miturit në vendin e dënimit mund të jepet edhe në rastin kur i mituri përbën rrezik për veten ose për të tjerët, të tillë që nuk mund të shmanget në komunitet ose kur ai është dënuar për një vepër tjetër penale.
6I mituri ka të drejtën e ankimit ndaj vendimit, sipas legjislacionit në fuqi.