KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 129: Lirimi me kusht

1I mituri i dënuar mund të lirohet me kusht nga vuajtja e dënimit vetëm nëse ka kryer:

ajo më pak se një të tretën e dënimit me burgim, në rast se është dënuar me burgim deri në 3 vjet;

bjo më pak se një të dytën e dënimit me burgim, në rast se është dënuar me burgim deri në 8 vjet;

cjo më pak se dy të tretat e dënimit me burgim, në rast se është dënuar me burgim mbi 8 vjet.

2Në rastet e parashikuara nga pika 1, e këtij neni, afati i burgimit i kryer nga i mituri nuk duhet të jetë më pak se tre muaj.

3Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të miturit, jo më vonë se tre muaj nga data më e afërt e lirimit me kusht, njofton Shërbimin e Provës mbi mundësinë e lirimit të të miturit. Shërbimi i Provës analizon sjelljen e të miturit gjatë kryerjes së dënimit, faktet e të dhënat kriminale të veprimeve të kryera në të kaluarën, personalitetin e të miturit, kushtet familjare, natyrën e krimit të kryer prej tij dhe rrethana të tjera, të cilat mund të ndikojnë në dhënien e vendimit për lirimin e parakohshëm.

4Kur i mituri i dënuar është liruar me kusht nga kryerja e punës në shërbim të publikut, koha e dënimit e kryer aktualisht në formën e punës në shërbim të publikut do të përfshihet në kohën e parashikuar nga pika 1, e këtij neni, sipas përllogaritjes 10 orë punë në shërbim të publikut e barabartë me një ditë burgim.

5Kur i mituri i dënuar është liruar me kusht nga kryerja e dënimit mekufizim të lirisë, koha e dënimit e kryer aktualisht në formën e dënimit me kufizim të lirisë do të përfshihet në kohën e parashikuar nga pika 1, e këtij neni, sipas përllogaritjes një ditë e kufizimit të lirisë e barabartë me një ditë burg.

6Kur merret vendim për refuzimin e lirimit me kusht, gjykata duhet të tregojë masat që duhen marrë në të ardhmen nga i mituri dhe nga administrata e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur për të përfituar në të ardhmen lirimin me kusht.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment