1Për mbajtjen e të dhënave të çështjeve penale që përfshijnë të miturit në konflikt me ligjin penal, të miturit viktima dhe dëshmitarë të veprave penale, krijohet Sistemi i Integruar i të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Mitur.
2Në sistem mblidhet vetëm informacioni që është i nevojshëm për këtë qëllim.
3Sistemi përfshin hedhjen dhe përditësimin e të dhënave të drejtësisë penale për të mitur dhe ka për qëllim:
a mbledhjen e të dhënave dhe sistemimin e tyre, si dhe ndjekjen e tyre në kohë reale;
bpërmirësimin e aksesit në drejtësi të të miturve, subjekte të këtij Kodi, dhe miradministrimin e drejtësisë për të mitur;
ckoordinimin e përpjekjeve ndërinstitucionale, në mënyrë që të mundësohet ofrimi i zgjidhjeve të menjëhershme për rastet kur të miturit i mohohet aksesi në drejtësi, është subjekt i abuzimeve ose shkeljeve të të drejtave të të miturit, ose nuk zbatohen garancitë procedurale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
çunifikimin dhe kompjuterizimin e mbledhjes së të dhënave, me qëllim krijimin e një baze statistikore që ndihmon analizën dhe orientimin e përmirësimit të politikave në lidhje me drejtësinë penale për të mitur.
4Sistemi përmban të dhëna elektronike të përditësuara mbi çdo fazë të procedimit penal, përfshirë edhe ekzekutimin e vendimit penal për të mitur, subjekte të këtij Kodi.