1Sistemi administrohet nga Ministria e Drejtësisë.
2Ministria e Drejtësisë, policia, prokuroritë, gjykatat, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe zyrat e shërbimit të provës hedhin dhe përditësojnë të dhëna në sistem, si dhe e aksesojnë këtë sistem sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet përkatëse për përdorimin dhe përditësimin e të dhënave, si dhe nivelet e aksesimit.
3Pas ngritjes dhe vënies në funksionim të plotë të sistemit elektronik të menaxhimit të rasteve në sistemin e drejtësisë, Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit së Sistemit të Drejtësisë për ndarjen elektronike të të dhënave lidhur me indeksimin e dosjeve të të miturve nga zyrat e prokurorisë dhe gjykatat, pas përfundimit të proceseve përkatëse.
4Krijimi, organizimi, funksionimi dhe karakteristikat mbi përdorimin dhe aksesimin e sistemit të të dhënave, të dhënat parësore dhe dytësore dhe dhënësi i informacionit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
5Institucionet përgjegjëse sipas këtij neni, sipas fushave të veprimtarisë, mbështetur në këtë ligj dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nxjerrin urdhra për miratimin e rregullave të detajuara për përdorimin e sistemit nga institucionet në varësi të tyre.