1Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, të nxjerrë aktet nënligjore të reja ose të ndryshojë ato ekzistuese, sipas parashikimeve të këtij Kodi dhe që mundësojnë përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në nenet 72, pika 10; 84, pika 3; 98, pika 5; 102, pika 3; 110, pika 5; 111, pika 2; 113, pika 6; 120, pika 5; 122, pika 1; 124, pika 2; 125, pika 5; 126, pika 4; 127, pika 4; 133, pika 4; 137, pika 4 dhe 137, pika 5.
2Ngarkohen ministrat përkatës që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, të nxjerrin aktet nënligjore të reja, sipas parashikimeve të këtij Kodi dhe që mundësojnë përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në nenet 58, pika 4; 66, pika 2, 67, pika 3 dhe 117, pika 7.