1Dispozitat e këtij Kodi fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2018 për çështjet që janë në fazën e hetimit, gjykimit ose ekzekutimit.
2Dispozitat e këtij Kodi do të kenë fuqi prapavepruese vetëm nëse kjo përmirëson kushtet dhe pozitën e të miturit dhe është në interesin më të lartë të të miturit.
3Dispozitat e këtij Kodi, zbatimi i të cilave kërkon krijimin e institucioneve ose ofrimin e shërbimeve të caktuara dhe të specializuara, fillojnë efektin e tyre në mënyrë progresive sipas parashikimeve të këtij neni.
4Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, Ministria e Drejtësisë dhe ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike realizojnë përshtatjen dhe pajisjen e mjediseve për marrjen në pyetje të të miturve, sipas parashikimeve të nenit 39 të këtij Kodi;
5Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, çdo organ kompetent, sipas këtij Kodi, përgatit listën e personave që do të specializohen në çështjet e drejtësisë për të miturit, miraton programet e trajnimeve dhe organizon trajnimet e tyre, sipas kreut IV të këtij Kodi.
6Brenda datës 1 janar 2019 fillojnë të zbatohen dhe hyjnë në fuqi dispozitat që lidhen me veprimtarinë e institucioneve dhe autoriteteve kompetente që kryejnë funksione lidhur me vendosjen e të miturit në mbikëqyrje, sipas parashikimeve të neneve 83 dhe 84, të këtij Kodi; që ofrojnë shërbim të specializuar për zbatimin e vendosjes nën kujdes, sipas nenit 69, të këtij Kodi; që kujdesen për përmbushjen e detyrimeve nga të miturit, sipas nenit 102, pika 3, të këtij Kodi; për kufizimin e lirisë, sipas nenit 98 të këtij Kodi; që ofrojnë shërbimet që garantojnë sportin dhe ripërtëritjen e personave me aftësi të kufizuara, sipas parashikimeve të nenit 119 të këtij Kodi; si dhe krijohet Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 4, të këtij Kodi.