KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 19: Të drejtat e të miturit në konflikt me ligjin

1I mituri në konflikt me ligjin gëzon të drejtat e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale si dhe të drejtat e posaçme të parashikuara në këtë Kod.

2I mituri ka të drejtë për mbrojtje dhe procedura të veçanta në të gjitha fazat e procesit të drejtësisë penale për të mitur.

3Në çdo fazë të procedimit penal, i mituri gëzon të drejtat e mëposhtme:

atë drejtën për ndihmë ligjore dhe psikologjike ose çdo ndihmë tjetër të duhur për përgatitjen dhe paraqitjen e mbrojtjes së tij;

btë drejtën të informohet menjëherë në formën që i përgjigjet zhvillimit individual të tij;

ctë drejtën për një përkthyes falas/interpretues, në qoftë se nuk e kupton, nuk e flet gjuhën që përdoret ose përdor gjuhën e shenjave;

çtë drejtën që të ketë prindin të pranishëm dhe/ose të drejtën të shoqërohet nga një person i besuar;

dtë drejtën të mos detyrohet të dëshmojë ose të pranojë fajësinë;

dhtë drejtën që, në kushte të barabarta, të pyesë dëshmitarët e akuzës dhe të sigurojë paraqitjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes së tij;

etë drejtën për ndihmë nga shërbimi konsullor;

ëtë drejtën për ankim, në çdo fazë të procedimit penal apo gjatë ekzekutimit të vendimit penal.

4Në rastin e parashikuar nga pika 3, shkronja “ç”, të këtij neni, lidhur me personin e besuar, gjykata ka të drejtë të mos pranojë një person si të besuar në rast se prania e tij ndikon negativisht në rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturit. Në këtë rast gjykata duhet të shprehet me vendim të arsyetuar për shkaqet e mospranimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment