KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 18: Pjesëmarrja e detyrueshme e psikologut

1Në çdo fazë të procedimit penal me të miturit në konflikt me ligjin, si dhe gjatë pyetjes së të miturit viktimë ose dëshmitar, pavarësisht nga mosha mbi ose nën 14 vjeç, prania e psikologut është e detyrueshme.

2Psikologu garanton, sipas rastit, mbështetjen psikologjike të të miturit dhe vlerëson thëniet e tij, në përputhje me zhvillimin mendor.

3Prania e psikologut synon që të miturit në konflikt me ligjin, të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar t’i sigurohet pyetja në mënyrën e duhur dhe t’i lehtësohet dhënia e dëshmisë nga ana e tij, duke bërë kujdes për të eliminuar frikësimin ose ndrojtjen e të miturit nga procesi.

4Organet kompetente, sipas rastit dhe nëse kjo është e mundur, kujdesen që të sigurojnë praninë e të njëjtit psikolog gjatë gjithë procesit të drejtësisë penale për mitur dhe vetëm nëse kjo është në interesin më të lartë të të miturit.

5Psikologu, i cili kryen rolin e mbështetësit emocional të fëmijës gjatë procesit të hetimit dhe gjykimit, nuk mund të caktohet nga gjykata për të marrë rolin e ekspertit, duke përgatitur vlerësim psikologjik për të njëjtin të mitur.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment