KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 2: Qëllimi

Qëllimi i këtij Kodi është:

1Të garantojë një kuadër ligjor mbi drejtësinë penale për të mitur që është në përputhje me Kushtetutën, Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardet e normat e tjera ndërkombëtare që kanë për qëllim mbrojtjen e të miturit dhe mbrojtjen efektive të interesit më të lartë të të miturit.

2Të promovojë riintegrimin e të miturit në konflikt me ligjin penal dhe që i mituri të luajë në shoqëri një rol sa më të dobishëm.

3Të garantojë rishoqërizimin dhe rehabilitimin e të miturit që ka kryer vepër penale.

4Të mbrojë të drejtat e të miturit në rastet kur është dëshmitar dhe/ose viktimë e veprës penale.

5Të parandalojë riviktimizimin dhe viktimizimin e dytë të të miturit, i cili më parë ka qenë viktimë e një vepre penale.

6Të parandalojë përsëritjen e veprave penale prej të miturit.

7Të mbrojë parimet e rendit publik në procesin e administrimit të drejtësisë penale për të mitur.

8Të rrisë përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e organeve kompetente në administrimin e çështjeve të drejtësisë penale për të mitur.

9Të garantojë masa edukative dhe parandaluese për të miturit që kryejnë vepra penale dhe të sigurojë ngritjen e mekanizmave mbikëqyrës për zbatimin e tyre.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment