KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 22: Vlerësimi individual i të miturit

1Në çdo fazë të drejtësisë penale për të mitur, organi që administron procesin e trajton të miturin me kujdes dhe vëmendje të veçantë.

2Në çdo vendimmarrje në lidhje me të miturin, merren në konsideratë rrethanat individuale të tilla si: mosha, niveli i zhvillimit, kushtet e jetesës, mënyra e rritjes dhe e zhvillimit, edukimi dhe arsimimi, gjendja shëndetësore, gjendja familjare dhe rrethanat e tjera, të cilat lejojnë vlerësimin individual.

3Gjykata/prokurori, përpara marrjes së ndonjë vendimi mbi të miturin, thërret, sipas rastit, një ekspert ose grup ekspertësh të disiplinave të ndryshme për vlerësimin e rrethanave individuale, shëndetësore, familjare, sociale dhe mjedisore të të miturit në mënyrë që të kuptojë personalitetin, përgjegjshmërinë dhe shkallën e përgjegjësisësë tij.

4Në qoftë se gjykata/prokurori, pas përfundimit të vlerësimit individual konstaton se i mituri vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, që e bën atë të papërgjegjshëm, i mituri përjashtohet nga përgjegjësia penale dhe, nëse është e nevojshme, vendoset në një institucion mjekësor të pavarur dhe të specializuar, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment