KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 21: Mbrojtja e jetës private të të miturit

1E drejta e të miturit për jetë private respektohet plotësisht në çdo fazë të drejtësisë penale për të mitur duke bërë kujdes që të shmanget dëmtimi i tij.

2Nuk publikohet asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.

3Të dhënat mbi dënimet e mëparshme të të miturit nuk bëhen publike.

4Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdo lloj forme i të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

5Me përjashtim të rasteve të parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat personale për një vepër penale të kryer nën moshën 18 vjeç mund të identifikohen ose të publikohen vetëm me pëlqimin e tij.

6Përpunimi i të dhënave të të miturve realizohet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

7Shkelja e pikës 4, të këtij neni, përbën vepër penale, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Përmbajtja

    • 1. Titulli i nenit 21 na jep edhe orientimin lidhur me përmbajtjen dhe qëllimin e tij. Neni synon të specifikojë kufijtë e respektimit të të dhënave private që lidhen me një të mitur të akuzuar ose të dënuar për kryerjen e veprës penale dhe me një të mitur dëshmitar dhe/ose viktimë e kryerjes së një vepre penale.

      2. Neni 21 synon të krijojë lidhjen e duhur midis zbatimit të KDPM dhe dy ligjeve të tjera të rëndësishme: Kodit Penal dhe legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi duke i parë këto instrumente në harmoni dhe plotësues me njëri tjetrin.

      3. Neni 21 gjithashtu synon të përcaktojë rrethin e personave që mund përfshihen në atë kategori që duhet të mbrohet nga identifikimi i tyre dhe nga publikimi i të dhënave. Këtu përfshihet jo vetëm i mituri i akuzuar apo i dënuar për kryerjen e një vepre penale, por edhe i mituri dëshmitar dhe i mituri viktimë. Kuptohet që lloji i dëmit që mund t'i shkaktohet secilit prej tyre ka specifikat e veta dhe për këtë arsye ligjvënësi ka përdorur gjuhën ligjore tërësisht ndaluese duke e filluar pikën 2 të nenit 21 me shprehjen "Nuk publikohet asnjë informacion ..." ose me pikën 4 të nenit 21 me shprehjen "Ndalohet identifikimi ose publikimi ..." me synimin që të parandalojë në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar të miturin nga publikimi i informacioneve me të dhënat private.

      4. Ky nen me natyrë kryesisht urdhëruese dizenjon edhe kufijtë e respektimit të të dhënave private në raport me të gjitha fazat e drejtësisë penale për të mitur. Qëllimi i zgjerimit të këtyre kufijve përtej procesit të dënimit të të miturit të akuzuar për kryerjen e një vepre penale është pikërisht mbrojtja e tij nga publikimi i këtyre të dhënave, gjë e cila mund të passjellë dëmtimin e të miturit dhe mund të krijojë vështirësi në integrimin e tij social dhe profesional në të ardhmen. Ligjvënësi e ka shtrirë mbrojtjen nga pikëpamja procedurale edhe tek procesi i hetimit, si dhe nga pikëpamja e subjekteve që përfitojnë nga mbrojtja e tij edhe tek dëshmitarët e viktimat në një vepër penale. Me këtë qëllim është lidhur edhe synimi final i nenit për të shmangur në të gjitha rastet dëmtimin e të miturit nga publikimi i të dhënave private.

      5. Në vijim të trajtimit të fazave të drejtësisë penale neni 21 synon të shtrijë mbrojtjen edhe në fazat e ardhshme përtej mbarimit të procesit të drejtësisë penale për të mitur, kur organet kompetente kryejnë procesin e përpunimit të të dhënave të të miturve për qëllime statistikore, studimore, legjislative e administrative.

      6. Brenda përmbajtjes së nenit 21 vërehen edhe përjashtimet e mundshme, por duke evidentuar rregullin që çdo publikim i të dhënave private mund të bëhet vetëm me pëlqimin e vetë të miturit dhe duke iu referuar legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale e private, me qëllimin për të siguruar mbrojtjen e duhur.

      7. Neni 21 ka për qëllim që të sigurojë mbrojtjen e plotë në rast shkeljeje të rregullave ligjore, edhe përmes parashikimit të sanksionit të normës, që është ndëshkimi me dënim penal për çdo shkelës.

    • 8. Neni 21 është i organizuar me një strukturë me shtatë paragrafë/pika, ku në secilën prej tyre me një gjuhë herë deklarative e parimore dhe herë urdhëruese sanksionohen rregulla të rëndësishme mbrojtje për të dhënat private, që në rast shkelje passjellin përgjegjësi penale.

      9. Neni 21 pasi inicion me parimin e respektimit të të drejtave private të të miturit në procesin e drejtësisë penale dhe sanksionon rastet kur ky respektim nuk duhet të shkelet në mënyrë absolute, më tej me një finale të qartë e të plotë në pikën 7 të tij, sanksionon se në rast shkelje subjekti që e shkakton atë do të përballet me përgjegjësi penale. Ky lloj listimi i ndërtuar në mënyrë hierarkike nga rregullat që kanë natyrë parimore dhe të detyrueshme të parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të tij dhe duke vijuar me ato që kanë natyrë përjashtimore të parashikuara në pikën 5 të nenit 21. Mbrojtja e ofruar nga neni 21 për të miturin në çdo fazë të drejtësisë penale, pavarësisht nga statusi që gëzon, fillon të kulmojë në paragrafët 2 dhe 4 ku struktura e tij përshkohet nga një gjuhë me karakter të fort ndalues dhe urdhërues.

      10. Neni 21 ka një strukturë që ndjek linjën referuese në dy raste: së pari në pikat 4, 5 dhe 6 të tij neni 21 i referohet legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi. Kjo natyrë referuese në kuptimin strukturor, synon që t'i thotë çdo zbatuesi të KDPM mënyrën se si duhet lexuar paralel ky nen me ligjin e posaçëm. Së dyti, në pikën 7 të tij neni i referohet rregullave të Kodit Penal në fuqi përsa i përket përgjegjësisë penale dhe dënimit në rastin e shkeljes së parashikimeve të bëra në përmbajtjen e nenit.

      11. Neni ka një përthyerje të rregullave ndaluese të parashikuara prej tij. Kjo vihet re në pikën 5 ku parashikohet se vetëm në raste përjashtimore mund të identifikohen ose të publikohen të dhënat personale për një vepër penale të kryer nga i mituri nën moshën 18 vjeç, por kjo pikë sanksionon se ky veprim mund të kryhet vetëm me pëlqimin e të miturit. Neni 21, pika 5 sanksionon se këto raste diktohen në mënyrë absolute vetëm nga zgjedhja e të miturit ose të rriturit për një vepër penale të kryer prej tij nën moshën 18 vjeç dhe vullneti i tij i lirë dhe jo nga zgjedhja e institucioneve të drejtësisë dhe/ose institucioneve/profesionistëve të tjerë që lidhen me drejtësinë, politikën, median, e të tjerë, dhe gjithmonë në harmoni me ligjin e posaçëm mbi mbrojtjen e të dhënave private e personale.

    • 12. Subjektet e detyruara për mbrojtjen e jetës private dhe respektimi i vullnetit të të miturit: Lidhur me procesin e drejtësisë penale për të mitur, neni 21 i KDPM nënvizon rregullat dhe parimet që janë të detyrueshme për tu zbatuar si nga nga individët, ashtu edhe nga institucionet, siç është rasti i parimit të respektimit dhe mbrojtjes së të dhënave të jetës private dhe parimi i respektimit të vullnetit të lirë të të miturit në rastin e publikimit të tyre. Kjo dispozite duhet të shihet e ndërlidhur edhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale që rregullojnë rastet e gjykimit me dyer të mbyllura.

      13. Lidhur me termin "e drejta për jetë private" të parashikuar në pikën 1 të nenit 21 mund të themi se në jetën private të një personi futen të gjitha marrëdhëniet personale që ai ka me të tjerët, interesat dhe veprimtaritë të cilat nuk janë pjesë e jetës profesionale apo publike sipas kuptimit të Kushtetutës së RSh, nenit 8 të KEDNj,[1] Konventave Ndërkombëtare të ratifikuara dhe legjislacionit shqiptar[2]. Në jetën private përfshihet çdo element që ka natyrë të rezervuar, konfidenciale. Jeta sociale dhe familjare, jeta personale e individit që është larg syve të publikut, bëhet pjesë e jetës private. E drejta për privatësi është e vështirë që të përcaktohet si përkufizim. E drejta për privatësi përfshin të drejtën e mbrojtjes së intimitetit, identitetit, emrit, gjinisë, nderit, dinjitetit, pamjes, ndjenjave dhe orientimit seksual të një personi. Kjo e drejtë shtrihet në shtëpi, në familje dhe korrespondencë. E drejta për privatësi mund të kufizohet në interes të të tjerëve dhe nën kushte specifike, me kusht që ndërhyrja të mos jetë arbitrare ose e paligjshme. E drejta e privatësisë është e drejta për autonomi individuale që shkelet kur shteti, institucionet, media, individë të tjerë ndërhyjnë, penalizojnë ose ndalojnë veprimet që në thelb kanë të bëjnë vetëm me individin.

      14. Jeta private e një të mituri përfshin çdo gjë personale që tregon se si i kryen veprimet e nevojat e përditshme emocionale, fizike, anatomike, njerëzore, personale e familjare. Këtu përfshihen edhe të dhëna që lidhen me problematikat, veset apo veprimet e paligjshme ku ai është përfshirë si dëshmitar, viktimë apo i akuzuar për kryerjen e saj. Këto ndodhi, ngjarje, dokumenta, fotografi, video, akte administrative, vendime gjyqësore, procesverbale e intervista, të dhëna ose fakte duhet të konsiderohen si të klasifikuara për tu ndaluar që të bëhen publike me qëllim që të mbrohet sa më shumë jeta e ardhshme e një të mituri, madje edhe pasi i mituri të jetë bërë juridikisht i rritur me arritjen e moshës së kërkuar ligjore.

      15. Përsa i përket shprehjes "në çdo fazë të drejtësisë penale për të mitur" neni 21 në pikën 1 të tij parashikon mbrojtjen e të dhënave private për të miturin në fazën e përpunimit të dhënave nga ana operative prej organeve të policisë, hetimit të çështjes penale nga policia apo prokuroria, të gjykimit nga gjykata, të ekzekutimit të vendimit penal nga shërbimi i provës, institucionet e riedukimit apo të vuajtjes së dënimit me burgim, nga institucionet shëndetësore, klinikat terapeutike, e të tjera, në varësi të llojit të masave të marra për rishoqërizimin apo rehabilitimin e të miturit. Të gjitha të dhënat që bëhen pjesë e dosjes personale të të miturit lidhur me sjelljen e veprimet e kryera prej tij apo të pësuara ndaj tij do të konsiderohen si të dhëna private që duhet të respektohen brenda detyrimeve të parashikuara nga neni 21 i KDPM.

      16. Pika 1 e nenit 21 parashikon që respektimi i jetës private të të miturit duhet të bëhet në mënyrë të tillë që "të shmanget dëmtimi i tij".Me "dëmtim të të miturit" do të kuptojmë çdo lloj dëmi pasuror ose jopasuror që mund të vijë në formën e një dëmi në shëndetin e tij, në formën e një gjendje shpirtërore të rënduar, në formën e cenimit të dinjitetit të tij, në formën e prishjes së raporteve ose marrëdhënieve të punës, ose të humbjes së mundësisë për të punuar në një pozicion të caktuar për të cilin ka aplikuar apo mund të aplikojë në të ardhmen, për të studiuar në një progam apo shkollë ku ka aplikuar apo mund të aplikojë në të ardhmen, të prishjes së marrëdhënieve familjare, të tilla si divorci, ndarje, zënka, etj.

      17. Shprehja "Nuk publikohet asnjë informacion" e përdorur në fillimin e pikës 2 të nenit 21 ka karakter urdhërues. Kjo do të thotë që çdo veprim i cili konkludon në bërjen publike të të dhënave private është i ndaluar në mënyrë kategorike. Më tej neni 21 përdor edhe shprehjen "publikimi në çfarëdolloj forme" e cila gjendet në pikën 4 të tij. Me "publikim" do të kuptojmë prezantimin në publik të të dhënave personale në çdo lloj forme për të shpërndarë informacionin. Me shprehjen "çfarëdolloj forme" nënkuptohen rrugët fizike dhe teknike përmes të cilave mund të realizohet publikimi. Këtu përfshihet bërja publike përmes medias së shkruar dhe asaj elektronike, përmes komunikimeve on line në grup ose individuale, përmes komenteve të bëra në blogjet e medias sociale online, përmes intervistave, bisedave publike, diskutimeve dhe debateve në grupet e interesit që lidhen me jetën sociale ose profesionale të të miturit, e të tjera të ngjashme me to. Duhet theksuar se çdo formë dhe çdo mjet që e bën publik informacionin apo një të dhënë mbi jetën private të të miturit do të konsiderohet publikim i saj. Pra, termi "publikim" nuk nënkutpon vetëm botimin në formën letrare apo gazetareske, por edhe rastet kur e dhëna private bëhet prezent tek një individ i vetëm, tek një grup individësh, tek një organ apo insitutcion i caktuar, ose tek publiku në përgjithësi. Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”[3] në pikat 8 dhe 10 të nenit 3 parashikon që mjetet mund të jenë automatike, gjysëmautomatike dhe mekanike, instrumentet elektronike, kompjuteri, programet kompjuterike dhe çdo mjet, elektronik ose automatik, me të cilat bëhet përpunimi i të dhënave personale të cilat mund të publikohen. Në Konventën e Lanzarotit[4], neni 31 që rregullon Masat e përgjithshme të mbrojtjes parashikohet: "1. Çdo palë merr masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e viktimave, duke përfshirë dhe nevojat e tyre të veçanta si dëshmitarë në të gjitha etapat e hetimeve dhe proceseve penale, në veçanti duke: a) i informuar ata për të drejtat dhe shërbimet që kanë në dispozicion dhe, në rast se nuk duan ta marrin këtë informacion, t’i informojnë ata për trajtimin e ankesës së tyre, akuzat, progresin e përgjithshëm të hetimeve ose proceseve penale, si dhe rolin e tyre në to, si dhe për rezultatin e çështjeve të tyre; b) u siguruar, të paktën në rastet kur viktimat dhe familjet e tyre mund të jenë në rrezik, që ata të informohen, nëse është e nevojshme, për kohën e lirimit të përkohshëm ose të përhershëm të personave të ndjekur ose të dënuar; c) u bërë atyre të mundur, sipas një mënyre që është në përputhje me rregullat procedurale të legjislacionit të brendshëm, që të kenë të drejtën e të shprehurit, e të ofruarit të provave dhe e të përzgjedhurit të mjeteve të prezantimit të pikëpamjeve, nevojave dhe shqetësimeve ose në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet ndërmjetësuesve, dhe të marrjes parasysh të mendimeve të tyre; d) u dhënë atyre shërbimet mbështetëse të nevojshme në mënyrë që të ofrohen dhe të merren parasysh siç duhet të drejtat dhe interesat e tyre; e) mbrojtur privatësinë, identitetin dhe imazhin dhe duke marrë masa në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm për të shmangur shpërndarjen publike të çdo informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre; f) mundësuar sigurinë e tyre, si dhe sigurinë e familjeve dhe dëshmitarëve të tyre, nga kërcënimet, sulmet dhe viktimizimin e përsëritur; g) siguruar shmangien e kontaktit ndërmjet viktimave dhe autorëve të veprave brenda ambienteve të gjykatave dhe agjencive të zbatimit të ligjeve, me përjashtim të rasteve kur organet përgjegjëse vendosin ndryshe në interesin më të mirë të fëmijës ose kur hetimi ose proceset gjyqësore e kërkojnë këtë kontakt. 2 Çdo palë siguron që viktimat kanë akses në proceset përkatëse gjyqësore ose administrative që në kontaktin e parë që ata kanë me organet përgjegjëse. 3 Çdo palë siguron që viktimat të kenë akses tek ndihma ligjore në rastet kur për ta është e mundur të marrin pjesë në proceset penale me statusin e palëve në proces, shërbim i cili ofrohet pa pagesë. 4 Çdo palë u ofron organeve gjyqësore mundësinë që të caktojnë një përfaqësues të posaçëm për viktimën në rastet kur ai/ajo, sipas legjislacionit të brendshëm, ka statusin e palës në proces dhe kur mbajtësit e përgjegjësisë prindërore përjashtohen nga përfaqësimi i fëmijës në procese të tilla për shkak të konfliktit të interesit ndërmjet tyre dhe viktimës. 5 Çdo palë ofron, nëpërmjet masave legjislative ose masave të tjera, në përputhje me kushtet e parashikuara nga legjislacioni i brendshëm, që grupet, fondacionet, shoqatat ose organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare të kenë mundësinë e të ardhurit në ndihmë dhe/ose të mbështetjes së viktimave gjatë proceseve penale që lidhen me veprat e përcaktuara në përputhje me këtë Konventë pasi ata të kenë dhënë pëlqimin e tyre. 6 Çdo palë siguron që informacioni që u jepet viktimave në përputhje me dispozitat e këtij neni ofrohet në mënyrë të tillë që është e përshtatshme për moshën dhe pjekurinë e tyre dhe në një gjuhë që është e kuptueshme për ta."

      18. Pika 2 e nenit 21 trajton edhe shprehjen "... identifikimin e të miturit" në konflikt me ligjin, të të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale". Me "identifikim" do të kuptojmë dhënien e gjeneraliteteve të gjendjes civile të të miturit, ku përfshihen, emri, mbiemri, atësia, amësia, datëlindja, mosha, gjinia, si dhe karakteristika të tjera që mund të lidhen me shkollën ku ndjek studimet, qytetin e lindjes e të banimit si dhe adresat përkatëse. Identifikim i të miturit do të kosiderohet edhe dhënia e fotos së të miturit, e shoqëruar ose jo me shpjegimet që lidhen me veprimet që ai ka kryer, veprën penale, apo lidhur me veprën penale ku i mituri është viktimë, dëshmitar, e të tjera.

      19. Shprehja "Të dhënat mbi dënimet e mëparshme" që gjendet në pikën 3 të nenit 21 parashikon që çdo e dhënë private që plotëson dosjen penale të të miturit dhe gjendjen e tij gjyqësore do të konsiderohet e tillë që i nënshtrohet ndalimeve ligjore për t'u publikuar të parashikuara nga ky nen. "Dënim i mëparshëm" do të quhet çdo dënim i marrë për të njëjtën vepër prenale ose për vepra penale të ndryshme para se i mituri të mbushë 18 vjeç". Kjo pikë e nenit 21 duhet të shihet e ndërlidhur edhe me nenin 37 të Konvetës së Lanzarotit që parashikon: "Regjistrimi dhe ruajtja e të dhënave kombëtare për të dënuarit për vepra seksuale 1 Për arsye të parandalimit dhe ndjekjes penale të veprave të përcaktuara në përputhje me këtë Konventë, secila palë merr masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave të lidhura me identitetin dhe me profilin gjenetik (ADN) të personave të dënuar për veprat e përcaktuara në këtë Konventë, në përputhje me dispozitat përkatëse për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregullat dhe garancitë përkatëse të parashikuara nga legjislacioni i brendshëm. 2 Çdo palë i jep Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës emrin dhe adresën e një organi të vetëm kombëtar që është përgjegjës për qëllimet e paragrafit 1 kur nënshkruan kontratën, ose kur depoziton instrumentin e ratifikimit, pranimit, miratimit dhe bërjes palë në këtë Konventë. 3 Çdo palë merr masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për t’u siguruar se informacioni i përmendur në paragrafin 1 mund t’i transmetohet organit kompetent të një shteti tjetër, në përputhje me kushtet e përcaktuara në të drejtën e brendshme dhe në instrumentet përkatëse ndërkombëtare."

      20. Pika 4 e nenit 21 parashikon ndalimin e identifikimit ose publikimit të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Në brendinë e kësaj pike ka disa shprehje të cilat kanë nevojë për zbërthim të mëtejshëm. Lidhur me shprehjen "të dhënave personale të të miturit" parashikuar në pikën 4 të nenit 21 sqarojmë se përkufizimi i termit "e dhënë personale" jepet në pikën 1 të nenit 3 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” sipas të cilës: "1. “Të dhëna personale” është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social." Po në pikën 4 të nenit 3 të ligjit për të dhënat personale përcaktohet se të dhënat që lidhen me dënimet penale konsiderohen si të dhëna personale sensitive: " 4. “Të dhëna sensitive” është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale."

      21. Shprehja "... me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale" e parashikuar në pikën 4 të nenit 21, pika 5 e nenit 21 referon në rastet përjashtimore kur me pëlqimin e të miturit mund të bëhet publikimi ose identifikimi i të miturit sipas rregullave "të parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale." dhe të njëjtën gjuhë juridike referuese përdor ligjvënësi edhe në pikën 6 të nenit 21 kur përdor shprehjen "realizohet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale." Pikat 4, 5 dhe 6 të nenit 21 të KDPM na çojnë tek neni 7, pika 2 dhe tek neni 11 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” që trajton përpunimin e të dhënave sensitive. [5]

      22. Pika 5 e nenit 21 të KDPM parashikon si përjashtim rastin kur lejohet që të publikohen të dhënat private të të miturit "vetëm me pëlqimin e tij". Lidhur me termin "pëlqim" neni 21 parashikon shfaqjen e vullnetit të lirë si një kusht të padiskutueshëm. Në të kundërt pa pëlqimin e dhënë nga i mituri nuk ka dhe nuk mund të ketë publikim të të dhënave private që lidhen me të. Pëlqimi i lirë është një aspekt që duhet të ndërtohet i mbështetur në një vullnet të brendshëm të shprehur qartë dhe të mbështetur mbi bazën e një informimi dhe kuptimi të qartë të procesit dhe të efekteve që vijnë prej këtij publikimi. Është vendimtare, që i mituri të jetë i vetëdijshëm se si do të kryhet publikimi, në cilën formë, dhe për çfarë qëllimi. Pëlqimi i vesuar dhe i dhënë apo i marrë në kushtet e kërcënimit, kanosjes, mashtrimit apo ndonjë mënyre tjetër të dhunës fizike ose psikike nuk është i vlefshëm dhe i jep të drejtë të miturit ta ndalojë procesin e publikimit të të dhënave të tij private.

      23. Lidhur me shprehjen "Përpunimi i të dhënave të të miturve" parashikuar në pikën 6 të nenit 21 mund t'i referohem pikës 12 të nenit 3 të ligjit. “Përpunim i të dhënave personale” është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash. “Përpunues” është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që përpunon të dhëna personale në emër të kontrolluesit.

      24. Pika 7 e nenit 21 i referohet në mënyrë të dyfishtë edhe pikës 4 të vetë nenit 21, por i referohet Kodin Penal në rast shkelje të detyrimeve ligjore që burojnë nga pika 4 e nenit 21 sepse e konsideron këtë shkelje një vepër penale. Shprehja "përbën vepër penale, sipas parashikimeve të Kodit Penal" nënkupton se në të gjitha dispozitat ku Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7895, datë 27.1.1995,[6] q i referohet jetës private dhe cenimit të të drejtës që lidhet me të, do të ketë përgjegjësi penale nga subjekti apo individi që e ka shkelur. Më konkretisht, nenet që lidhen me jetën private janë nenet (121, 121/a, 122, 123, 313/b të Kodit Penal), që rregullojnë përkatësisht: ndërhyrjet e padrejta në jetën private, përndjekjen, përhapjen e sekreteve vetjake, dhe pengimin ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës, ndalimin e dhënies dhe ë shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin.

       

      [1] Shih: Ivana Roagna, Mbrojtja e së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjaresipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut Doracakët për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, në https://rm.coe.int/16806f1557

      [2] Nenet 121, 122, 123 të Kodit Penal të RSH parashikojnë mbrojtje të vecantë të jetës private dhe aspekteve të saj

      [3]Shih:http://www.inovacioni.gov.al/files/pages_files/ligji_uar_me_nr__48__2012__per_mbrojtjen___.pdf

      [4] https://rm.coe.int/168046e1e3

      [5] .Kjo dispozitë parashikon: "2. Përpunimi i të dhënave sensitive bëhet vetëm nëse: a) subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin, që mund të revokohet në çdo çast dhe e bën të paligjshëm përpunimin e mëtejshëm të të dhënave; b) është në interesin jetik të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër dhe subjekti i të dhënave është fizikisht ose mendërisht i paaftë për të dhënë pëlqimin e vet; c) autorizohet nga autoriteti përgjegjës për një interes të rëndësishëm publik, nën masa të përshtatshme mbrojtëse; ç) lidhet me të dhëna, që janë bërë haptazi publike nga subjekti i të dhënave ose është i nevojshëm për ushtrimin apo mbrojtjen e një të drejte ligjore; d) të dhënat përpunohen për qëllime historike, shkencore ose statistikore, nën masa të përshtatshme mbrojtëse; dh) të dhënat kërkohen për qëllime të mjekësisë parandaluese, diagnostikimit mjekësor, sigurimit të kujdesit shëndetësor, kurimit, menaxhimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe përdorimi i tyre kryhet nga personeli mjekësor ose persona të tjerë, që kanë detyrimin për ruajtjen e fshehtësisë; e) të dhënat përpunohen nga organizatat jofitimprurëse politike, filozofike, fetare ose sindikaliste, për qëllime të veprimtarisë së tyre të ligjshme, vetëm për anëtarët, sponsorizuesit ose personat e tjerë, që kanë lidhje me veprimtarinë e tyre. Këto të dhëna nuk u bëhen të ditura një pale të tretë, pa pëlqimin e subjektit të të dhënave, përveç kur parashikohet ndryshe në ligj; ë) përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e detyrimit ligjor dhe të të drejtave specifike të kontrolluesit në fushën e punësimit, në përputhje me Kodin e Punës." Neni 11 i këtij ligji parashikon mënyrën e përpunimit të të dhënave personale dhe në pikën 2 të tij parashikon se: "Përjashtimet, sipas këtij neni, mund të lejohen deri në atë masë, për aq sa ato pajtojnë të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale me rregullat që administrojnë lirinë e informimit." 

      [6] Ndryshuar me: ligjet nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.4.1997; nr. 8279, datë 15.1.1998; nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9017, datë 6.3.2003; nr. 9030, datë 13.3.2003; nr. 9086, datë 19.6.2003; nr. 9188, datë 12.2.2004; nr. 9275, datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; nr. 9859, datë 21.1.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 1.3.2012; nr. 144, datë 2.5.2013; nr. 98, datë 31.7.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/ 2015, datë 5.12.2015; nr. 82/2016, datë 25.7.2016; nr. 36/2017, datë 30.3.2017; nr. 89/ 2017, datë 22.5. 2017[6],  

    • 25. Në legjislacionin shqiptar është hera e parë që parashikohet në nivelin e një Kodi një rregullim i tillë si ai i nenit 21 të KDPM-së ku specifikohet parimi i mbrojtjes së jetës private të një të mituri në procesin e drejtësisë penale për të mitur.

      26. Përpara KDPM, në aspektet e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale në kuadrin e jetës private të një individi ka qenë ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”[1] që ka rregulluar në nenet e tij detyrimin për institucionet që përpunojnë e grumbullojnë të dhëna që të kujdesen për ruajtjen e tyre në kuadrin e respektimit të jetës private të njerëzve pa bërë dallim në varësi të moshës apo për shkak të ndonjë kriteri tjetër. E vetmja gjë që nënvizon ky ligj ka qenë dhe mbetet klasifikimi i të dhënave sensitive ku ato që lidhen me grupet më vunerabël për shkak gjinie, race, moshe, etj janë me një status rreptësisht të kontrolluar.

      27. Përpara ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ka qenë Kodi Penal i cili ka parashikuar veprat penale në mbrojtje të jetës private nga publikimi i të dhënave personale, në veçanti nenet 121, që parashikon se vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet; neni 122 që parashikon se përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet, si dhe neni 313/b që parashikon si vepër penale dhënien ose publikimin me çfarëdo lloj forme, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me karakter të klasifikuar dhe konfidencial që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e personave të mbrojtur, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, me qëllim zbulimin e këtyre personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Ky nen parashikon se kur ka pasoja të rënda ose kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur karakterin e klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, ose kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen masa e dënimit shtohet deri në dhjetë vjet.

      28. Përpara ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ka qenë Kodi i Procedurës Penale i cili ka parashikuar në nenin 340, pika 1 gërma ç) dhe në pikën 2 gërma a) që parashikojnë se gjykimi me dyer të mbyllura zhvillohet kur gjykata vendos që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij të zhvillohen me dyer të mbyllura: "ç) kur gjykohet e nevojshme në pyetjen e të miturve si dëshmitarë..." dhe se" " 2. Shqyrtimi gjyqësor zhvillohet gjithmonë me dyer të mbyllura kur: a) gjykohen të miturit; b) gjykohen të pandehur të rritur, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ndaj të miturve si viktimë, pavarësisht moshës së viktimës gjatë gjykimit." Relacionin shpjegues të Kodit Penal është evidentuar se: "Projektligji bën një përcaktim më të saktë dhe të qartë të këtyre veprave penale duke garantuar e mbrojtur nga publikimi informimin mbi identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur, anonimë ose vulnerabël ose të një personi identiteti i të cilit është në procedurën për përfshirjen në programin e mbrojtes ose personit të përfshirë në programin e mbrojtjes."[2]

       

      [1]  http://www.arsimi.gov.al/al/program/mbrojtja-e-te-dhenave-personale/ligji-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale, Vizituar më 04.09.2017,

      [2] Shih :https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/01/RELACION-KODI-PENAL-I-REPUBLIKES-SE-SHQIPERISE.pdf. Vizituar më 04.09.2017. 

    • 29. KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989 është një nga aktet ndërkombëtare më të rëndësishme që jep orientimin udhëheqës se jeta private e të miturit gëzon një mbrojtje të posacme që ndërvaret nga parimi i interesit më të lartë të fëmijës.[1] Në vijim janë nenet 3/1, 16/1 dhe 40 (b) të kësaj Konvente të cilët sanksionojnë se: "Neni 3 1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese. "; "Neni 16/1 and 16/2. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij. 2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të tilla."; dhe Neni 40 (b) Çdo fëmijë i dyshuar ose i akuzuar për shkelje të ligjit penal të ketë të paktën garancitë që vijojnë: ...(vii) Të respektohet plotësisht jeta e tij private në të gjitha fazat e procedurës."

      30. Direktiva 95/46/EC e Parlamentit dhe Këshillit e 24 Tetorit 1995 Mbi mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe lirinë e transferimit të këtyre të dhënave" "On the protection of individuals with regard to the processing of personal data and on the free movement of such dataOfficial Journal L 281, 23/11/1995 P. 0031 - 0050. Kjo Direktivë në nenet 2, 7 dhe 8[2] trajton nocionet e të dhënave personale, pëlqimin e dhënë për përdorimin e të dhënave, si dhe detyrimet e shteteve për tu kujdesur për respektimin e mbrojtjes së tyre.

      31. Konventa e Këshillit të Europës për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin automatik të të dhënave personale e vitit 1981, (The Convention for the protection of individuals with regard to automatic processing of personal datais a 1981 Council of Europe Convention) parashikon mbrojtjen e së drejtës së privacisë individuale duke marrë në konsideratë rritjen e kalimeve ndërkufitare të të dhënave personale si rezultat i përpunimit automatik të të dhënave.[3]

      32. Rregullorja e Këshillit dhe Parlamentit Europian 45/2001 e 18 Dhjetorit 2000 Mbi mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe transferimin e lirë të tyre. (REGULATION (EC) No 45/2001 OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL on the protection of individuals with regard to the processing of personal data by the Community institutions and bodies and on the free movement of such data) parashikon disa rregulla që lidhen me të dhënat e përftuara nga proceset e dënimeve penale të individëve. Ndonëse nuk janë rregulla të specifikuara për të miturit, këto rregulla janë të barasvlefshme për çdo lloj individi[4].

      33. Direktiva 2002/58/EC e Këshillit dhe Parlamentit Europian e 12 Korrikut 2002 lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe të privacisë nga komunikimet elektronike. (Concerning the processing of personal data and the protection of privacy in the electronic communications sector, Directive on privacy and electronic communications) trajton orientimet për shtetet anëtare që të kudjesen për të siguruar me mjete legjislative mbrojtjen e të dhënave personale nga përdorimi i tyre përmes internetit.[5]

       

      [1] https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf

      [2] Linku: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=celex%3A31995L0046.

      [3] Linku: http://www.coe.int/en/web/conventions/full-list/-/conventions/treaty/108.

      [4] http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2001:008:0001:0022:en:PDF.

      [5] http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=celex%3A32002L0058. "

  • Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata 

    1. Në vitin 1980, në përpjekje për të krijuar një sistem të mbrojtjes të përgjithshëm të të dhënave personale në të gjithë Europën, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (the Organization for Economic Cooperation and Development(OECD)) nxorri: "Recommendations of the Council Concerning Guidelines Governing the Protection of Privacy and Trans-Border Flows of Personal Data"[1] .

     

    1. Udhëzues për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në një botë të të Dhënave të Mëdha të Komitetit Konsultativ të Konventës për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale. (Guidelines on the protection of individuals with regard to the processing of personal data in a world of Big Data of Consultative Committee of the Convention for the protection of individuals with regard to automatic processing of personal data (T-PD)[2].

     

    1. Opinioni 03/2016 për vlerësimin dhe rishikimin e Direktivës për Privatësisë (2002/58/EC) miratuar më 19 korrik 2016 (Opinion 03/2016 on the evaluation and review of the Privacy Directive (2002/58/EC) adopted on 19 July 2016[3])38. Opinioni 02/2016 për publikimin e të dhënave personale për qëllime të transparencës në sektorin publik, miratuar më 8 qershor 2016 (Opinion 02/2016 on the publication of Personal Data for Transparency purposes in the Public Sector, Adopted on 8 June 2016)[4].

     

    1. Deklaratë mbi planin e veprimit 2016 për zbatimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të miratuar më 2 shkurt 2016 (Statement on the 2016 action plan for the implementation of the General Data Protection Regulation (GDPR) adoptuar në 2 shkurt 2016)[5].

     

    1. Rekomandimi No. R (92) 1 i Komitetit të Ministrave "Për përdorimin e analizës së acidit deoksiribonukleik (ADN) në kuadër të sistemit të drejtësisë penale (miratuar më 10 shkurt 1992) (On the use of analysis of deoxyribonucleic acid (DNA) within the framework of the criminal justice system (adopted on 10 February 1992).[6]

     

    Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut 

    1. Case of S. and Marper v. The United Kingdom gjykuar më 4 Dhjetor 2008,[7] Ky gjykim kishte të bënte me të dhënat e marra nga gjurmët e gishtave dhe kampionet e ADN-së të personave të dënuar, si dhe përpunimin e tyre në të ardhmen si të dhëna persnale që lidhen drejtpërdrejt me jetën private. GJEDNJ parashtron se: “68. Që në krye gjykata vëren se të tre kategoritë e të dhënave personale të ruajtura nga autoritetet në rastin aktual, përkatësisht shenjat e gishtërinjve, profilet e ADN-së dhe mostrat qelizore, përbëjnë të dhëna personale brenda kuptimit të Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave meqë ato lidhen me individë te identifikuaer ose të identifikueshëm. Qeveria pranoi se të tre kategoritë në duart e atyre që janë në gjendje të identifikojnë individin janë "të dhëna personale" brenda kuptimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave të vitit 1998. 69. Organet e Konventës e kanë konsideruar tashmë në rrethana të ndryshme pyetjen në lidhje me mbajtjen e të dhënave të tilla personale nga autoritetet në kontekstin e procedimeve penale. Sa i përket natyrës dhe fushëveprimit të informacionit që gjendet në secilën prej këtyre tri kategorive të të dhënave, Gjykata ka bërë dallim në të kaluarën midis mbajtjes së gjurmëve të gishtërinjve dhe mbajtjes së mostrave qelizore dhe profileve të ADN-së në funksion të potencialit më të fortë për përdorim në të ardhmen të të dhënave personale të përmbajtura në këtë të fundit (shih Van der Velden kundër Hollandës (vendim), nr. 29514/05, KEDNJ 2006-XV). Gjykata e konsideron të përshtatshme të shqyrtojë veçmas çështjen e ndërhyrjes në të drejtën e aplikantëve për respektimin e jetës së tyre private nga çështja për mbajtjen e mostrave të tyre qelizore dhe profileve të ADN-së në njërën anë dhe të shenjave të gishtërinjve të tyre nga ana tjetër. ...81. Duke pasur parasysh këto gjetje dhe pyetjet e ngritura në rastin në fjalë, Gjykata e konsideron të përshtatshme ta shqyrtojë këtë çështje. Në fillim vë në dukje se të dhënat e gjurmëve të gishtave të aplikuesve përbëjnë të dhënat e tyre personale (shih paragrafin 68 më lart) të cilat përmbajnë disa karakteristika identifikuese të jashtme po aq sa dhe në të njëjtën mënyrë si, për shembull, fotografi personale ose mostra zëri. Megjithatë, në përcaktimin se nëse të dhënat personale të mbajtura nga autoritetet përfshijnë ndonjë nga aspektet e jetës private të përmendura më lart, Gjykata do të ketë parasysh kontekstin specifik në të cilin informacioni në fjalë është regjistruar dhe mbajtur, natyra e të dhënave, mënyrën në të cilën këto të dhëna përdoren dhe përpunohen dhe rezultatet që mund të merren." 

     

    1. Case T v United Kingdom, (Application no. 24724/94)[8] parashikon: "85. Nga kjo rrjedh që, në lidhje me një fëmijë të mitur të akuzuar për një vepër të rëndë që tërheq nivel të lartë të medias dhe interesit publik, do të ishte e nevojshme që seanca gjyqësore të zhvillohet në atë mënyrë që të zvogëlohen sa më shumë që të jetë e mundur ndjenjat e tij të frikësimit dhe pengimit. Në lidhje me këtë, vlen të përmendet se në Angli dhe Uells, fëmijët e akuzuar për krime më pak serioze trajtohen në Gjykatat e Veçanta për të Miturit, nga të cilat publiku i përgjithshëm është i përjashtuar dhe në lidhje me të cilat vendosen kufizime automatike të raportimit në media (shih paragrafët 28 dhe 29 më lart). Për më tepër, Gjykata i është referuar tashmë tendencës ndërkombëtare për mbrojtjen e privatësisë së të pandehurve fëmijë (shih paragrafin 75 më lart). Ajo e ka konsideruar me kujdes argumentin e Qeverisë se gjykimet publike i shërbejnë interesit të përgjithshëm në administrimin e hapur të drejtësisë (shih paragrafin 81 më lart) dhe vëren se, aty ku është e përshtatshme, duke pasur parasysh moshën dhe karakteristikat e tjera të fëmijës dhe rrethanat që kanë të bëjnë me procedurat penale, ky interes i përgjithshëm mund të plotësohet me një procedurë të modifikuar që siguron të drejta pjesëmarrje selektive dhe raportim të arsyeshëm.

     

    1. Case B. AND P. v. THE UNITED KINGDOM (Applications nos. 36337/97and 35974/97)[9] parashikon: "37. Megjithatë, kërkesa për mbajtjen e seancës publike është subjekt i përjashtimeve. Kjo është e dukshme nga vetë teksti i nenit 6 § 1, i cili përmban kushtin që "shtypi dhe publiku mund të përjashtohen nga të gjitha ose një pjesë e gjykimit ... kur e kërkojnë interesat e të miturve ose të jetës private të palëve, ose në masën që është e nevojshme sipas mendimit të gjykatës në rrethana të veçanta kur publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë ". Për më tepër, në jurisprudencën e Gjykatës pëcaktohet se, madje edhe në një kontekst të ligjit penal ku ekziston një pritje e lartë e publicitetit, mund të jetë e nevojshme sipas nenit 6 që të kufizohet natyra e hapur dhe publike e procedurave në mënyrë që të mbrohet siguria ose fshehtësia e dëshmitarëve ose për të nxitur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe opinionit në kërkim të drejtësisë për shembull, (shih, për shembull, Doorson kundër Holandës, aktgjykimi i 26 marsit 1996, Raportet 1996-II, f. 470, § 70, Jasper kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], numër 27052/95, § 52, 16 shkurt 2000, të panjohura, Z kundër Finlandës, vendimi i 25 shkurtit 1997, Raportet 1997-I, fq 348 , § 99 dhe T. kundër Mbretërisë së Bashkuar [GC], nr. 24724/94, §§ 83-89, 16 dhjetor 1999, i paraportuar). 38. Procedurat të cilat aplikantët e tanishëm dëshironin të bëheshin në publik kishin të bënin me vendbanimin e djalit të secilit pas divorcit ose ndarjes së prindërve. Gjykata konsideron se procedurat e tilla janë shembuj kryesorë të rasteve kur përjashtimi i shtypit dhe i publikut mund të justifikohet për të mbrojtur privatësinë e fëmijës dhe palëve dhe për të shmangur dëmtimin e interesave të drejtësisë. Për t'i mundësuar gjykatësit që merr vendimin që të ketë një vizion sa më të plotë dhe të saktë të avantazheve dhe disavantazheve të opsioneve të ndryshme të qëndrimit dhe kontakteve të hapura për fëmijën, është thelbësore që prindërit dhe dëshmitarët e tjerë të ndjehen të aftë të shprehin veten në mënyrë të sinqertë për çëshjtje shumë personale pa pasur frikën nga kurioziteti apo komentet publike. 39. Ankuesit pretendojnë se supozimi në favor të një seance private në rastet që kanë të bëjnë me Ligjin e Fëmijëve duhet të anullohet. Megjithatë, ndërsa Gjykata pajtohet që Neni 6 § 1 parashikon një rregull të përgjithshëm që procedurat civile, ndër të tjera, duhet të bëhen në publik, nuk e sheh në kundërshtim me këtë dispozitë që një shtet të caktojë një kategori të tërë çështjesh si përjashtim nga rregulli i përgjithshëm kur konsiderohet e nevojshme në interes të moralit, rendit publik ose sigurisë kombëtare ose kur kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve (shih Campbell dhe Fell kundër Mbretërisë së Bashkuar, aktgjykimi i 28 Qershor 1984, Seria A, nr. 80, f. 42, §§ 87-88), megjithëse nevoja për një masë të tillë duhet të jetë gjithmonë subjekt i kontrollit të Gjykatës (shih, për shembull, Riepan kundër Austrisë, nr 35115 / 97, § 34, KEDNJ 2000-XII). Prandaj, ligji procedural anglez mund të shihet si një reflektim specifik i përjashtimeve të përgjithshme të parashikuara në nenin 6 § 1. 46. "Gjykata më tej përkujton gjetjen e saj të mësipërme që, duke pasur parasysh llojin e çështjeve që kërkojnë të shqyrtohen në rastet që kanë të bëjnë me vendbanimin e fëmijëve, autoritetet vendase ishin të justifikuara në kryerjen e këtyre procedurave në zyra/dhomëza për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve dhe palëve dhe për të shmangur paragjykimin e interesave të drejtësisë. Ajo pajtohet me qeverinë se po ta japë gjykimin në publik do t'i pengojë këto qëllime në një masë të madhe".

     

    [1]"http://www.oecd.org/sti/ieconomy/oecdguidelinesontheprotectionofprivacyandtransborderflowsofpersonaldata.htm

    [2]  https://rm.coe.int/t-pd-2017-1-bigdataguidelines-en/16806f06d0

    [3]http://ec.europa.eu/justice/dataprotection/article29/documentation/opinionrecommendation/files/2016/ëp240_en.pdf.

    [4]http://ec.europa.eu/justice/dataprotection/article29/documentation/opinionrecommendation/files/2016/ëp239_en.pdf.

    [5]http://ec.europa.eu/justice/dataprotection/article29/documentation/opinionrecommendation/files/2016/wp236_en.pdf. Vizituar së fundmi më 04.09.2017.

    [6] https://rm.coe.int/16804e54f7,

    [7]http://hudoc.echr.coe.int/eng#documentcollectionid2":w"GRANDCHAMBER","CHAMBER"],"itemid":w"001-90051"]} Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    [8] https://hudoc.echr.coe.int/eng#{"fulltext":["T v United Kingdom"],

    [9] https://hudoc.echr.coe.int/eng#{"fulltext":["B. AND P. v. THE UNITED KINGDOM"],

  • 42. Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, trajton se: "Publikimi i vendimeve gjyqësore krijon problemin e ekspozimit të të dhënave personale dhe në disa raste të të dhënave sensitive145F146. Udhëzimi “Për përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale në sistemin gjyqësor”146F147 përcakton se gjeneralitetet e palëve, personave të tretë, dëshmitarëve dhe ekspertëve të thirrur për çështjen në gjykim, duhet të paraqiten me iniciale ose kodohen147F148. Në fakt, pasja e një garancie të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave të biznesit në vendimet (e ndërmjetme) të publikuara të gjykatave përbën ende një problem në të gjithë Shqipërinë. Parametrat e botimit të vendimeve të tilla nuk rregullohen me ligj, si dhe lënë hapësirë për shqetësime lidhur me mbrojtjen e të dhënave. Nga kjo pikëpamje Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, bazuar në rekomandimin nr. 8, datë 05.06.2013 i ka kërkuar gjykatave që të marrin masat e duhura për të bërë anonime dhe për të mbrojtur të dhënat personale të palëve të përfshira në procedurat ligjore, përpara se ato të publikohen. Për më tepër Komisioneri ka nxjerrë udhëzimin nr. 15, datë 23.12.2011, ku janë përcaktuar rregulla të qarta lidhur në mënyrën sesi duhet të menaxhohen të dhënat personale në sistemin gjyqësor. Ka mungesë të theksuar të ligjeve të integruara, të cilat mund të mundësojnë aksesin e publikut në veprimtarinë e gjykatave në respektim të ruajtjes së të dhënave personale.[1]"

    43. Relacioni për projektligjin "Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur" parashikon: "Drejtësia miqësore për fëmijët nënkupton garantimin e respektit dhe efektivitetin e zbatimit të të gjithë të drejtave të fëmijëve, në nivelin më të lartë të arritshëm, në sistemet e drejtësisë së një vendi. Për këtë, në veçanti, kërkohet që drejtësia të jetë e aksesueshme, e përshtatur sipas moshave, e shpejtë, e fokusuar në nevojat dhe të drejtat e fëmijëve. Kjo përfshin të drejtën për një proces të rregullt ligjor, të drejtën për pjesëmarrje dhe për të kuptuar procedurat, të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, si dhe të integritetit dhe dinjitetit[2].

    44. Raporti vjetor i Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale para Parlamentit, 2016[3], Vizituar së fundmi më 03.09.2017, ku theksohet se: " Misioni, qëllimi i punës dhe veprimtaria e Zyrës së Komisionerit është garantimi i njohjes së publikut me informacionin publik, të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë dhe përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në veçanti, të drejtën për informim dhe të drejtën e ruajtjes së jetës private."

     

    [1] Linku: http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf Vizituar së fundmi më 03.09.2017

    [2] Linku: https://www.parlament.al/wp-RELACION-KIODI-I-DREJTESISE-PER-TE-MITURIT-NE-RSH-Resized.pdf Vizituar së fundmi më 03..09.2017.

    [3] http://www.idp.al/wp-content/uploads/2017/02/Raporti_Vjetor_2016.pdf

  • 45. Neni 35 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, [1]Vizituar së fundmi më 04.09.2017, miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 të Kuvendit Popullor, miratuar me referendum më 22.11.1998, ndryshuar me ligjin nr. 9675, datë 13.1.2007, ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.4.2008, ndryshuar me ligjin nr. 88/2012, datë 18.09.2012, ndryshuar me ligjin nr. 137/2015, datë 17.12.2015, ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.07.2016, në pararafin e parë, deklaron se “Askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij”.

    46. Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale[2] , që ka rregulluar në nenet e tij Neni 3, pikat 1, 4, 8, 10 dhe 12 të ligjit të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” kuptimin e koncepteve “të dhëna personale”, “të dhëna sensitive”, “përpunim i të dhënave personale”, "përpunues", e të tjera; Neni 7, pika 2 dhe tek neni 11 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” që trajton përpunimin e të dhënave sensitive, si dhe përjashtimet që mund të lejohen deri masën e duhur, për aq sa ato pajtojnë të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale me rregullat që administrojnë lirinë e informimit.

    47. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, ndryshuar[3], i referohet jetës private dhe cenimit të të drejtës që lidhet me të, në nenet (121, 121/a, 122, 123, 313/b), që rregullojnë përkatësisht: ndërhyrjet e padrejta në jetën private, përndjekjen, përhapjen e sekreteve vetjake, dhe pengimin ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës, ndalimin e dhënies dhe të shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin.

     

    [1] http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/sq/eli/fz/1998/8417

    [2] http://www.arsimi.gov.al/al/program/mbrojtja-e-te-dhenave-personale/ligji-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale Vizituar së fundmi më 04.09.2017

    [3] http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/sq/eli/fz/1995/7895. Vizituar së fundmi më 04.09.2017

    1. Vendimet e Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale:
    • VENDIM Nr. 4, datë 27.12.2012 "Për përcaktimin e rasteve për përjashtimet nga detyrimi për njoftimin e të dhënave personale, që përpunohen";
    • VENDIM Nr. 5, Datë 27.12.2012 "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 2, datë 10.3.2010 “për përcaktimin e procedurave të administrimit të regjistrimit të të dhënave, të hedhjes së të dhënave, të përpunimit dhe nxjerrjes së tyre”;
    • VENDIM Nr. 6, datë 05.08.2013 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për sigurimin e të dhënave personale".

    http://www.publeaks.al/komisioneri-per-te-drejten-e-informimit-dhe-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale/

    http://www.idp.al/vendime-2/

    • Udhëzimi nr. 44/2016 i Komisionerit “Për kushtet, kriteret e përpunimit dhe kohën e mbajtjes së të dhënave personale në zbatim të ligjit nr. 60/2016”, detyrim i parashikuar në ligjin “Për Mbrojtjen e sinjalizuesve”.
    • Udhëzimi i përbashkët nr. 515, datë 27.09.2016 i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Komisionerit “Për përpunimin e të dhënave personale nga Rojet Kufitare”, në zbatim të ligjit nr. 71/2016 “Për kontrollin kufitar”.
    • Udhëzimin nr. 21, datë 24.09.2012 “ Për Përcaktimin e Rregullave për Ruajtjen e Sigurisë së të Dhënave Personale të Përpunuara nga Kontrolluesit e Mëdhenj”.
    • Udhëzimi nr. 45, datë 31.10.2016 “Për një ndryshim në Udhëzimin nr. 3/2010 “Për përpunimin e të dhënave personale në sistemin e video survejimit në ndërtesa dhe mjedise të tjera”.
    • Udhëzuesi “Për përcaktimin e kontrolluesve të cilët kanë detyrimin për të njoftuar Zyrën e Komisionerit për përpunimin e të dhënave personale, për të cilat janë përgjegjës, për herë të parë ose kur kërkohet ndryshimi i gjendjes së njoftimit të përpunimit”.
    • Udhëzuesi “Mbi përpunimin e të dhënave sensitive dhe marrjen e autorizimeve”

    https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/03/Raporti-vjetor-2016-derguar-ne-kuvend.pdf

    http://www.publeaks.al/komisioneri-per-te-drejten-e-informimit-dhe-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale/

  • Vendime të Gjykatës Kushtetuese 

    1. Vendimi Nr. 16, datë 11.11. 2004 i Gjykatës Kushtetuese është i vetmi vendim që trajton të drejtat personale dhe të drejtën për jetën private në një kontekst të gjerë, por që lidhet me nenin 21 me terminologjinë e përdorur nga ky nen. Në vendim thuhet se: "Gjykata Kushtetuese vlerëson se për mbrojtjen e kësaj të drejte dhe për arritjen e konkluzioneve për çështjen në gjykim, rëndësi të veçantë merr edhe përcaktimi i nocionit të jetës private. Duhet theksuar me këtë rast se ky nocion, nuk ka karakter shterues. Ai ka ardhur duke u zgjeruar vazhdimisht jo vetëm përmes jurisprudencës së GjEDNj, por edhe nga zhvillimet e diferencuara ligjore dhe jurisprudenciale të vetë shteteve palë në KEDNj. Megjithatë, në përgjithësi, pranohet se e drejta për respektimin e jetës private në thelbin e saj duhet t’i sigurojë individit një hapësirë, brenda së cilës, ai do të mund të zhvillonte dhe plotësonte në mënyrë të pavarur personalitetin e tij. Sigurisht, që këtu, përfshihet edhe zhvillimi apo ruajtja në një masë të caktuar e marrëdhënieve me njerëzit e tjerë. Pra, respektimi i jetës private kërkon në parim mosndërhyrjen në vendimet që merr vetë individi rreth mënyrës së bërjes së jetës së tij. Mbrojtja e jetës private dhe familjare në Kushtetutën tonë bëhet përmes disa dispozitave, veçanërisht nga neni 35 (mbrojtja e të dhënave personale), neni 36 (liria dhe fshehtësia e korrespondencës), neni 37 (paprekshmëria e banesës), neni 53 (mbrojtja e martesës dhe familjes), etj. Për çështjen në gjykim, Gjykata Kushtetuese vlerëson se është e nevojshme të analizohet neni 35 i Kushtetutës, në të cilin, që në pararafin e parë, deklarohet se “Askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij”. Padyshim që edhe në këtë rast, në parim, qëllimi i hartuesve të Kushtetutës ka qenë pikërisht garantimi i asaj hapësire të nevojshme brenda së cilës, individi, do të mund të zhvillonte në mënyrë të pavarur personalitetin e tij. Në këtë kuadër, sigurisht që është e drejtë e individit të vendosë vetë për mënyrën dhe masën e paraqitjes së tij si person para të tjerëve dhe publikut në tërësi. Eshtë me rëndësi të ritheksohet se “me të dhëna që lidhen me personin e tij” duhet të kuptohen në radhë të parë dhe kryesisht të dhënat me karakter sensitiv, të tilla si origjina racore dhe etnike, bindjet, përkatësitë politike, bindjet fetare, gjendja shëndetësore, jeta seksuale dhe gjendja penale, (shih nenin 2/b të ligjit 8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”), të dhënat e grumbulluara në mënyrë të justifikueshme nga autoritetet kompetente shtetërore, etj. "
  • "Resource Guide National Juvenile Data NACJD Linku: http://www.icpsr.umich.edu/icpsrweb/content/NACJD/guides/ncjd.html, Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    US Department of Justice. "Juvenile Justice" Prepared by the National Institute of Correction, NIC Information Center Date created January 2014, Updated May 2017 Accession No. 027879. Linku: https://s3.amazonaws.com/static.nicic.gov/Library/027879.pdf. Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    Nancy E. Down "A new juvenile Justice System" 2015 https://books.google.al/books?isbn=1479898805 Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    Costantin Stefanou and Elen Xsanthaki "Towards an European Criminal Record" 2008. https://books.google.al/books?isbn=1412970121, Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    Barry Krisberg "Juvenile Justice: Redeeming our children" 2005, https://books.google.al/books?isbn=0761925015, Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    John T. Whitehead and Steven P. Lab "Juvenile Justice: An Introduction" 2012, https://books.google.al/books?isbn=1455778923, Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    Donald G. Campell "Juvenile Justice case proceesing" 2007, https://books.google.al/books?isbn=1462821103, Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    Trevor Buck "International Child law" 2014, https://books.google.al/books?isbn=1135970181, Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

    George Miller "Reforming Juvenile Justice system to improve the childre's life" 2010, https://books.google.al/books?isbn=1437936369, Vizituar së fundmi më 03.09.2017

    Ted Rubin "Juvenile Justice, Policies, Practices and Perogrames" Vol I, 2003, https://books.google.al/books?isbn=1887554335. Vizituar së fundmi më 03.09.2017.

  • Asnjë koment
Marjana Semini
Arta Mandro, Koraljka Bumči