1Nëse viktima është i mitur dhe gjykimi në gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit bëhet me trup gjykues, të paktën një gjyqtar duhet të jetë i specializuar dhe i trajnuar në drejtësinë penale për të mitur.
2Në gjykatat e rretheve gjyqësore, në të cilat, për shkak të numrit të gjyqtarëve nuk mund të ngrihet seksioni për të mitur, kur çështja gjykohet nga tri gjyqtarë, të paktën njëri prej tyre duhet të jetë gjyqtarë i specializuar dhe trajnuar në drejtësinë penale për të mitur.