KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 27: Kompetenca e gjykimit të çështjeve të drejtësisë për të miturit

1I mituri në konflikt me ligjin gjykohet nga seksionet për të mitur, të krijuara në gjykatat e rretheve gjyqësore, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

2Seksionet janë kompetente edhe për gjykimin e të pandehurve të rritur që akuzohen për kryerjen e veprave penale ndaj të miturve si viktima.

3Gjyqtari i caktuar për gjykimin e të miturit në këto seksione duhet të jetë i specializuar dhe trajnuar për drejtësinë penale për të mitur.

4Kur një i mitur ka kryer vepër penale së bashku me një të rritur, ai gjykohet në seksionet për të mitur të gjykatave të rretheve gjyqësore, duke zbatuar dispozitat e këtij Kodi, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 80, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale.

5Personi mbi moshën 18 vjeç, por jo më shumë se 21 vjeç, i cili akuzohet se ka kryer një vepër penale kur ishte i mitur, gjykohet nga seksioni përtë mitur.

6Juridiksioni i seksionit për të mitur të gjykatave të rretheve gjyqësore mbaron kur i mituri arrin moshën 23 vjeç.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment