1I mituri në konflikt me ligjin ose viktimë mbrohet nga avokatë të specializuar në drejtësinë për të mitur, me përjashtim të rasteve kur i mituri ose përfaqësuesi i tij ligjor përzgjedh një avokat tjetër.
2Dhoma Kombëtare e Avokatisë vë në dispozicion të institucioneve të ndihmës juridike falas një listë të avokatëve të specializuar në drejtësinë për të mitur.
3Institucioni që administron ndihmën juridike falas, në rastet e parashikuara me ligj, siguron menjëherë ndihmë ligjore me kërkesën e të miturit ose të çdo organi kompetent. Kur kërkesa bëhet nga i mituri, ajo mund të paraqitet në çdo lloj forme dhe përpara organit kompetent, sipas rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.