KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 32: Personat e tjerë të specializuar në drejtësinë për të mitur

1Në sistemin e drejtësisë për të mitur përfshihet punonjësi i Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, psikologu, përfaqësuesi procedural, ndërmjetësi, punonjësi i shërbimit të provës, punonjësi i qendrës së rehabilitimit për të mitur dhe paraburgimit, i specializuar në drejtësinë për të mitur.

2Shkolla e Magjistraturës, Akademia e Sigurisë, Urdhri i Psikologut/Punonjësit Social, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, Shërbimi i Provës dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, si dhe institucione të tjera marrin masa dhe hartojnë programet e trajnimit.

3Organet kompetente, të parashikuara në pikën 2, të këtij neni, hartojnë dhe përditësojnë regjistrin e të trajnuarve lidhur me drejtësinë penale për të mitur.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment