KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 68: Masat detyruese

1. Ndaj të miturit, mund të caktohet si masë detyruese, që ai të ndalohet:

a. të kontaktojë/takojë një person të caktuar

b. të shkojë/vizitojë një vend të caktuar;

c. të ndryshojë vendin e banimit;

ç. të largohet nga shtëpia gjatë një periudhe/orari të caktuar;

d. të largohet pa leje nga një vend ose nga një rajon administrativ i përcaktuar;

dh. të kryejë ndonjë veprim tjetër që pengon rishoqërizimin dhe rehabilitimin e tij.

2. Masat detyruese për të miturin janë:

a. të fillojë ose të rifillojë studimet në një institucion arsimor;

b. të fillojë të punojë, duke pasur parasysh dhe respektuar dispozitat e Kodit të Punës;

c. të kryejë një program edukativ, korrigjues dhe/ose mjekësor;

ç. të përmbushë detyrime të tjera që do të përforcojnë rishoqërizimin e tij dhe parandalimin e rikryerjes së veprës penale.

3. Për masat e caktuara sipas pikës 2, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, njoftimi për masën detyruese, veç të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor dhe/ose procedural, i përcillet edhe autoritetit përgjegjës në fushën e arsimit dhe/ose të formimit profesional, të punësimit, shëndetësisë, Shërbimit të Provës dhe Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

4. Nëse jepen masat detyruese të parashikuara sipas këtij neni, organi kompetent, përcakton, sipas rastit, që realizimi dhe mbikëqyrja e tyre të bëhen nga Shërbimi i Provës ose Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment