KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 69: Vendosja nën kujdes e të miturit

1. Nëse kujdesi i prindit ose kujdestarit të të miturit në konflikt me ligjin, në rritjen, sjelljen dhe zhvillimin e personalitetit të tij nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur qëllimin e masave detyruese dhe, kur është i nevojshëm kujdesi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme nga ana e një personi ose shërbimit të specializuar, i mituri mund të vendoset nën kujdes në një program edukativ dhe/ose korrigjues.

2. Programi edukativ dhe/ose korrigjues, realizohet sipas rastit, nga institucionet përgjegjëse që përcaktohen nga legjislacioni në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Autoritetet përgjegjëse, sipas këtij legjislacioni, caktojnë persona të specializuar për zbatimin e kujdesit të vazhdueshëm. Këto të fundit, në bashkëpunim me të miturin, prindërit e tij, kujdestarin, institucionet e mirëqenies sociale dhe të arsimit, mjekë dhe profesionistë të tjerë, ushtrojnë ndikim të vazhdueshëm mbi personalitetin dhe sjelljen e të miturit, kujdesen për trajtimin e tij dhe mbikëqyrin përmbushjen e detyrimeve të tij, sipas një plani individual.

3. Vendimi për vendosjen nën kujdes jepet, sipas rastit, nga prokurori ose gjykata për një periudhë nga gjashtë muaj deri në dy vjet.

4. Kujdesi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme mund të realizohen pa qenë e nevojshme ndarja e plotë dhe e përhershme e të miturit nga mjedisi i tij i mëparshëm. Në këtë mënyrë, i mituri mund të vendoset pranë shërbimit të specializuar përgjatë24 orëve ose me kohëzgjatje të pjesshme që varion nga 4 deri në 8 orë.

5. Në vendimin për vendosjen nën kujdes, organi procedues mban parasysh që ekzekutimi i saj të mos e pengojë shkollimin e rregullt dhe punën e të miturit, si dhe përfshirjen e tij në aktivitete të dobishme. Aktivitetet përshtaten me moshën, zhvillimin, prirjet dhe interesat e të miturit, me qëllim zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë.

6. Prindërit e të miturit të vendosur nën kujdes, mund të përfshihen në procesin e zbatimit të kësaj mase, nëse kjo nuk është në kundërshtim me interesat e të miturit. Me dhënien e masës, organi procedues i jep prindërve ose kujdestarit udhëzime të veçanta dhe i vendos ata nën detyrimin për të bashkëpunuar me personin e specializuar në lidhje me të gjitha çështjet që mund të lindin.

7. Organi procedues, nëse çmon se do të ishte e nevojshme për një zbatim më efektiv të masës së dhënë, mund të urdhërojë gjithashtu që i mituri të përmbushë një ose më shumë masa detyruese, të parashikuara nga neni 68 i këtij Kodi.

8. Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve, sipas këtij neni, shërbimi i specializuar për zbatimin e vendosjes nën kujdes, informon prokurorin.

9. Shërbimi i specializuar realizohet nga qendra disiplinore/edukuese të krijuara sipas legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

10. Në rastin e të miturit me aftësi të kufizuara, parashikimet e këtij neni zbatohen nga profesionistë të specializuar, sipas aftësisë së kufizuar dhe sipas legjislacionit për përfshirjen dhe aksesueshmërinë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment