1Parimet e këtij Kodi kanë efekt në të gjithë përmbajtjen e tij dhe zbatohen nga çdo person dhe organ kompetent në të gjitha veprimet dhe vendimet e tyre lidhur me të miturin në konflikt me ligjin, të miturin viktimë ose/dhe dëshmitar i veprës penale.
2Parimet e këtij Kodi zbatohen edhe në veprimet administrative të policisë dhe të organeve të tjera që kryejnë veprimtari administrative në kuadrin e drejtësisë penale për të mitur.