KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 98: Kufizimi i lirisë

1. Kufizimi i lirisë është vendosja e të miturit në një institucion/qendër të caktuar nën mbikëqyrje pa u izoluar nga shoqëria dhe komuniteti, me qëllim edukimin dhe rehabilitimin përmes programeve të posaçme.

2. Në mjediset, në të cilat realizohet kufizimi i lirisë:

a. niveli i masave të sigurisë është i ulët;

b. numri i të miturve të vendosur në to është sa më i vogël, me qëllim që të mundësohet trajtimi individual i tyre;

c. përmasat e këtyre mjediseve janë të tilla që lehtësojnë aksesin dhe kontaktin e të miturit me familjarët.

3. Mjediset, në të cilat realizohet kufizimi i lirisë:

a. kanë shpërndarje gjeografike në të gjithë territorin e vendit, me qëllim që të miturve t’u garantohet kontakti me familjarët e tyre;

b. janë të integruara me mjedisin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të komunitetit.

4. Kufizimi i lirisë për të miturin nuk mund të jetë më shumë se tre vjet.

5. Rregullime të veçanta, lidhur me funksionimin e mjediseve dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë të tyre, standardet e programeve të edukimit dhe të rehabilitimit, në rastet e kufizimit të lirisë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment