KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 97: Burgimi

1. Burgimi ndaj një të mituri mund të zbatohet në rast se ai ka kryer një vepër penale për të cilën minimumi i dënimit të parashikuar është 7 vjet dhe kur ky dënim është i nevojshëm për shkak të natyrës, rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së fajësisë.

2. Për të miturin dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikohet për veprën penale të kryer, por jo më shumë se 12 vjet.

3. Për përcaktimin e masës së dënimit për të miturin, gjykata merr parasysh dhe i kushton vëmendje të veçantë të gjitha rrethanave që lidhen me shkallën e pjekurisë së të miturit dhe kohën që nevojitet për edukimin dhe formimin profesional. Megjithatë, në varësi të shkallës së fajësisë, dënimi mund të jetë më i shkurtër, kur vlerësohet se është i mjaftueshëm për të arritur qëllimin e tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment