1Gjatë procedimit dhe pas përfundimit të tij, cilido që ka interes mund të marrë, me shpenzimet e veta, kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta apo të regjistrimeve audio ose audiovizive.
2Kërkesa shqyrtohet nga prokurori, për aktet e hetimit paraprak, ose nga gjykata që ka dhënë vendimin për ato të shqyrtimit gjyqësor.
3Lëshimi i kopjeve, ekstrakteve ose vërtetimeve nuk e heq ndalimin e publikimit.