1Prokurori ka të drejtë, kur është e nevojshme të kryhen hetime, të kërkojë nga gjykata, edhe në rastet e detyrimit të sekretit, kopje të akteve që kanë lidhje me çështje të tjera penale që ai ndjek, si dhe informacione me shkrim mbi përmbajtjen e tyre.
2Brenda pesë ditëve, gjykata i përgjigjet kërkesës ose e refuzon atë me vendim të arsyetuar.
3Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 zbatohen edhe për kërkesat e bëra nga Ministri i Rendit Publik dhe kryetari i Shërbimit Informativ, kur kopje të akteve dhe informacionet u duhen atyre për parandalimin e veprave penale.