KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 111: Deklaratat dhe kërkesat e personave të izoluar

1I pandehuri i izoluar me masë sigurimi ka të drejtë të paraqesë ankesa, kërkesa dhe deklarata nëpërmjet drejtorit të institucionit, i cili lëshon dokument për marrjen në dorëzim të tyre. Ato regjistrohen në një libër të veçantë, i komunikohen menjëherë organit kompetent dhe kanë efekt njëlloj sikur të ishin pranuar drejtpërdrejt nga ai organ.

2I pandehuri që është në gjendje arresti në shtëpi ose që mbahet në ruajtje në një vend kurimi, ka të drejtë të paraqesë ankesa, kërkesa dhe deklarata tek oficeri i policisë gjyqësore, i cili vërteton marrjen në dorëzim të tyre dhe kujdeset për dërgimin menjëherë tek autoriteti kompetent.

3Po këto rregulla zbatohen edhe për kallëzimet, ankesat, kërkesat dhe deklaratat që paraqiten nga palët private ose nga viktima.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment