1Gjykata disponon me vendim dhe me urdhër.
2Vendimi jepet në emër të Republikës.
3Vendimi dhe urdhri arsyetohen, ndryshe janë të pavlefshëm.
4Vendimi merret në dhomën e këshillimit, pa praninë e sekretarit dhe të palëve.
5Kur një anëtar i trupit gjykues voton kundër vendimit të ndërmjetëm, ai arsyeton me shkrim mendimin e tij, i cili i bashkëlidhet procesverbalit të seancës.
6Kur një anëtar i trupit gjykues voton kundër vendimit përfundimtar, ai arsyeton me shkrim mendimin e tij dhe akti qëndron në dosjen gjyqësore.
7Urdhrat merren pa u respektuar formalitete të veçanta dhe kur nuk parashikohet ndryshe, jepen edhe me gojë.