KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 115: Procesverbali i seancës

1Kur është e mundur, aktet e kryera gjatë seancës gjyqësore, si dhe çdo akt tjetër i kryer jashtë saj, dokumentohen nëpërmjet regjistrimit audio ose audioviziv. Regjistrimi fillon dhe mbaron në të njëjtën kohë me seancën gjyqësore.

2Regjistrimi i seancës gjyqësore bëhet nga sekretari gjyqësor, nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e kryetarit të trupit gjykues.

3Kur nuk është e mundur që procesverbali të mbahet nëpërmjet regjistrimit audio ose audioviziv, ai mbahet duke bërë një përmbledhje të saktë me shtypshkrim apo dorëshkrim, nën mbikëqyrjen e kryetarit të trupit gjykues.

4Procesverbali duhet të tregojë:

atregimin e vendit, vitit, muajit, ditës dhe orës, në të cilat ka filluar dhe është përfunduar;

bpërbërjen e gjykatës;

c emrin e prokurorit;

çgjenealitetet e të pandehurit ose të dhëna të tjera personale që vlejnë për ta identifikuar, gjenealitetet e mbrojtësve, viktimës akuzuese, palëve private dhe të përfaqësuesve të tyre;

dgjenealitetet e personave që marrin pjesë në gjykim;

dhkur është rasti, shkaqet e mungesës së palëve, përfaqësuesve të tyre dhe personave që janë thirrur për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

5Procesverbali duhet të përshkruajë çdo akt të kryer gjatë gjykimit dhe të pasqyrojë në mënyrë të përmbledhur:

akërkimet dhe pretendimet e palëve;

bpasqyrimin e saktë të emërtimit të çdo parashtrimi, memorieje apo diskutimi përfundimtar të paraqitur me shkrim nga palët, duke treguar edhe numrin e fletëve;

cpyetjet dhe deklarimet e personave që marrin pjesë në gjykim, duke përfshirë dëshmitarët dhe ekspertët;

çprovat e marra;

d vendimet dhe urdhrat që ka dhënë gjykata gjatë gjykimit.

6Kur procesverbali mbahet në formë të përmbledhur me shtypshkrim apo dorëshkrim dhe njëra nga palët kërkon që pjesë nga thëniet e saj apo të palës tjetër të përfshihen në procesverbal, gjykata duhet ta marrë parasysh këtë kërkesë.

7Memoriet me shkrim të paraqitura nga palët, në mbështetje të kërkesave dhe konkluzioneve të tyre, i bashkohen procesverbalit.

8Kur procesverbali mbahet në formë të përmbledhur me shtypshkrim apo dorëshkrim, ai nënshkruhet në fund të çdo faqeje nga sekretari dhe në fund nga kryetari i trupit gjykues. Procesverbali është pjesë përbërëse e dosjes gjyqësore dhe ruhet për aq kohë sa ruhet ajo.

9Kur mbahet me regjistrim audio ose audioviziv, regjistrimi ruhet në programin elektronik përkatës për aq kohë sa ruhet dosja gjyqësore.

10Palët kanë të drejtë në çdo kohë të marrin kopje të regjistrimit dhe procesverbalit të mbajtur me shtypshkrim apo dorëshkrim, kundrejt tarifave përkatëse.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment