KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 116: Transkriptimi i procesverbaleve të mbajtura me mjete të regjistrimit audio ose audiovizive

1Transkriptimi i procesverbaleve të mbajtura me mjete të regjistrimit audio ose audiovizive bëhet nga sekretari gjyqësor ose nën mbikqyrjen e tij nga teknikë të caktuar nga gjykata për këtë qëllim, duke treguar në mënyrë të saktë të gjithë përmbajtjen e regjistrimit.

2Transkripti nënshkruhet nga sekretari gjyqësor dhe personi që e ka kryer atë.

3Transkriptimi i procesverbalit bëhet kur:

akërkohet nga anëtarët e trupit gjykues;

bkërkohet me shkrim nga palët në gjykim dhe kjo kërkesë miratohet nga kryetari i i trupit gjykues, pasi paguhen tarifat e vendosura për këtë qëllim, të përcaktuara me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Kur transkriptimi i procesverbalit kërkohet pas përfundimit të gjykimit, mbi kërkesën vendos kryetari i gjykatës.

4Transkriptimi i regjistrimit mund të bëhet për të gjitha seancat e një çështjeje, për seanca të veçanta ose për pjesë të shkëputura prej tyre, sipas kërkesës së palës që kërkon transkriptimin. Nëse kryhen gjatë gjykimit, materialet e transkriptimit i bashkëlidhen dosjes gjyqësore dhe janë pjesë përbërëse e saj.

5Për dokumentimin e akteve gjatë fazës së hetimeve paraprake zbatohen, për aq sa është e mundur, dispozitat e mësipërme.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment