1Njoftimet e akteve bëhen nga ftuesi gjyqësor ose nëpërmjet shërbimit postar.
2Gjyqtari, kur e çmon të nevojshme, mund të urdhërojë që njoftimet të bëhen nga policia gjyqësore.
3Kur kopja e aktit i dorëzohet të interesuarit nga ana e sekretarisë së gjykatës, ajo ka vlerën e njoftimit. Në këtë rast sekretari i gjykatës bën shënim në aktin origjinal për dorëzimin dhe për datën.
4Njoftimet që u bëhen nga gjykata të interesuarve në praninë e tyre shënohen në procesverbal.