1Gjykata në raste të ngutshme mund të urdhërojë që personat e kërkuar nga palët, përveç të pandehurit, të lajmërohen me telefon nga sekretaria e gjykatës ose nga policia gjyqësore. Në origjinalin e lajmërimit shënohet numri i telefonit të kërkuar, emri dhe detyra që kryen personi që merr njoftimin, marrëdhëniet e tij me atë që njoftohet, data dhe ora e telefonatës.
2Njoftimi me telefon ka vlerë nga çasti kur është bërë, me kusht që të dokumentohet marrja e tij.
3Shfuqizohet.
4Gjykata, kur e çmon të përshtatshme, përveç të pandehurit, mund të disponojë njoftimin e personit, me mjete të tjera teknike që garantojnë njoftimin, me kusht që të dokumentohet marrja e tij.
5Njoftimi i dëshmitarit me identitet të fshehur, dëshmitarit të mbrojtur dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë bëhet nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit prokurorit.